Europa Postuar më 21 Nëntor 2024, 10:45

Rritja e çmimit të banesave nga bumi i turizmit - Kroacia propozon ligje për të rregulluar qiratë afatshkurtra

Nga Edel Strazimiri

Rritja e çmimit të banesave nga bumi i turizmit - Kroacia propozon

Kroacia po trajton rritjen e çmimeve të banesave të shkaktuara nga bumi i turizmit me ligje të propozuara për të rregulluar qiratë afatshkurtra në destinacione si Spliti dhe Dubrovniku.

Legjislacioni, ende në diskutim, përfshin taksa më të larta për qiratë dhe kërkon që 80% e qiramarrësve në ndërtesat e banimit të miratojnë qiratë afatshkurtra, duke shkaktuar ankth tek pronarët e pronave.

Barbara Markoviç, Presidente e Shoqatës Kroate të Akomodimit, shprehu shqetësime lidhur me ndikimin tek mikpritësit në shkallë më të vogël. "Dikush me një apartament nuk duhet të ketë nevojë të marrë pëlqimin nga qiramarrësit e tjerë," tha ajo.

Operatorët në shkallë më të madhe, shtoi ajo, nuk mund të ofrojnë shërbime me cilësi të lartë nëse nuk jetojnë pranë qirasë. Markoviç theksoi rritjen e shpejtë të qirave afatshkurtra, duke vënë në dukje: "Ne rritemi me 30,000 shtretër në vit. Banimi masiv nuk ka sjellë përfitime."

Në Split, vendasit thonë se qiratë afatshkurtra po fshijnë komunitetet. Në kryeqytetin Zagreb, pronarë të ndryshëm apartamentesh kanë ngritur shqetësime rreth kërkesave të pëlqimit apo miratimit të fqinjëve dhe rritjes së taksave.

Trajtimi tatimor është rritur papritur nga 2% në mbi 600% në vit, ndërkaq ekspertët mendojnë se ligjet mund të detyrojnë mbylljen dhe shitjen e apartamenteve.

Turizmi, që përbën 20% të PBB-së së Kroacisë, mund të përballet me ndikime të gjera nga ndryshimet.

Ndërsa disa vendas i shohin reformat si të nevojshme për të ringjallur komunitetet, legjislacioni përfundimtar pret diskutime të mëtejshme në parlament.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat