Rritet prodhimi industrial në Gjermani - Por, eksportet bien me 2.5% në muajin janar
Prodhimi industrial gjerman u rrit në janar, por eksportet ranë, duke treguar sfidat me të cilat përballet qeveria e ardhshme për ringjalljen e ekonomisë më të madhe të eurozonës në një kohë pasigurie gjeopolitike.
Eksportet gjermane ranë me 2.5% në janar, krahasuar me muajin e kaluar, treguan të dhënat nga zyra federale e statistikave. Rezultati vjen pas një rritjeje të parashikuar prej 0.5% në një sondazh të Reuters. Ndërsa importet u rritën me 1.2% në janar në raport me një muaj më parë.
Vitin e kaluar, Gjermania ishte i vetmi vend i G7 që kishte një tkurrje për dy vjet radhazi. Palët që shpresojnë të formojnë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë ranë dakord javën e kaluar të rishikojnë rregullat e huamarrjes shtetërore për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe caktuan 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë gjatë 10 viteve.
Përpjekjet e tyre për të nxitur ekonominë vijnë ndërsa afrohet një luftë tregtare me SHBA-në, me Presidentin Donald Trump që kërcënon vendosjen e tarifave ndaj Bashkimit Evropian.
Bilanci i tregtisë së jashtme tregoi një suficit prej 16.0 miliardë euro në janar, nga 20.7 miliardë euro në dhjetor 2024 dhe nga 25.3 miliardë euro në janarin e vitit 2024. Eksportet drejt vendeve të BE-së ranë me 4.2% në janar krahasuar me dhjetorin, ndërsa eksportet drejt vendeve jashtë BE-së u ulën me 0.4%. Shumica e eksporteve gjermane shkuan në SHBA në janar, megjithëse u ulën me 4.2% në raport me dhjetorin 2024.
Ndërkohë, prodhimi industrial gjerman u rrit në janar me 2.0% krahasuar me muajin e kaluar, tha zyra federale e statistikave. Analistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rritje prej 1.5%. Prodhimi industrial për këtë muaj ishte mbi mesataren për tremujorin e katërt dhe kjo jep shpresë se të paktën nuk do të bjerë në tremujorin e parë, shpjegojnë ekonomistët.
Prodhimi i brendshëm bruto i Gjermanisë ra me 0.2% në tremujorin e katërt, në raport me tre muajt e mëparshëm. Analistët theksojnë se prodhimi industrial gjerman mbetet rreth 10% nën nivelet e tij para pandemisë.
Sondazh

Groenlanda, në prag të zgjedhjeve - E ardhmja e ishullit në “udhëkryq”, pas interesit të Trump
Groenlanda do të votojë më 11 mars në zgjedhjet e përgjithshme, vetëm një javë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti interesimin e......

“Angela Merkel’’, gati për vitin e ri shkollor - Shkolla e re 9-vjeçare në Kamëz, me standarde europiane
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet në shkollën 9- vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, një godinë......

Shqipëri-Suedi/ hasani: Shqipëria e vendosur të përmbushë procesin gjithëpërfshirës drejt BE-së
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë ministren për Çështjet Europiane të Suedisë, Jessica......

Kush është Mark Carney? - Kryeministri i ri kanadez, pa një të shkuar politike
Mark Carney, i cili së shpejti do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë, ka qenë dy herë bankier qendror dhe ka luftuar krizat ekonomike. Tani ai do të......

“Më shumë punësim informal, por tregu formalizohet” - ISHP: 3952 punonjës pa kontrata, u rritën kontributet shoqërore në 2024-ën
Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar Inspektorati Shtetëror i Punës kreu 12% më pak inspektime krahasuar me vitin 2023, numri i punonjësve pa kontrata mbeti......

32 incidente kibernetike gjatë 2024 - AKSK: Më pak sulme se në vitin pararendës. Shumica kanë qenë DDoS
Gjatë vitit që lamë pas, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike ka identifikuar, trajtuar dhe menaxhuar 32 incidente kibernetike, duke ndërmarrë masa për......

Gara për Milot-Balldre mbyllet pa ankesa - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km. I hapet rruga vlerësimit të ofertave
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre është mbyllur pa ankesa për kriteret e tenderit, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave dhe......

Rreth 246 mijë emigrantë, votues më 11 maj - Shifrat përfundimtare nga KQZ. 40.6%, nga Italia. U refuzuan 48,180 kërkesa
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të votojnë 245,975 persona nga diaspora. Shifra e mësipërme është zyrtarizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve......