Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e banesave të përballueshme në vendet turistike. Komisionit Evropian po kërkon të harmonizojë rregullat në të gjithë Evropën, pasi autoritetet në qytete si Parisi, Barcelona dhe Venecia morën masa të ashpra ndaj Airbnb-së.
Banorët, veçanërisht evropianët e rinj janë goditur më rëndë nga kriza e strehimit për shkak të rritjes së çmimeve të qirave afatshkurtra për pushime. Ata kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar.
Më 9 shtator zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, do të prezantojë Aktin për Strehim të Përballueshëm. Dokumenti më pas do të debatohet nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Evropian përpara se të bëhet ligj.
Sipas propozimit autoritetet “duhet të vlerësojnë stresin e strehimit në zonat përkatëse në bazë të raportit çmim-të ardhura dhe rritjes së tij me kalimin e kohës, së bashku me tregues të tjerë që lejojnë të demonstrojnë se stresi i strehimit nuk ka gjasa të lehtësohet në të ardhmen”, thuhet në draft.
Dokumenti kërkon që të vlerësohet rritja e popullsisë dhe tendenca e ofertës dhe kërkesës për strehim dhe se çdo masë duhet të jetë jo-diskriminuese, proporcionale dhe në interes të publikut.
Propozimi thotë se kufizimet sasiore në zonat që përballen me krizë strehimi ose rregullat e pronësisë, mund të jenë më të përshtatshme sesa një ndalim i blerjeve ose përdorimit të pronës. Grupi i lobimit CCIA, anëtarët e të cilit përfshijnë Airbnb, thanë se Komisioni duhet të monitorojë kufizimet kombëtare dhe lokale dhe t'i rezistojë kufizimeve joproporcionale. "Pa kontrolle të zbatueshme proporcionaliteti, Akti i Strehimit të Përballueshëm nuk do t'i shërbente askujt për mirë, as pronarëve të shtëpive që japin me qira një dhomë për të ndihmuar në sigurimin e jetesës, as rajoneve dhe industrive që jetojnë nga turizmi", thuhet në një deklaratë të lobuesve.
Akti i Strehimit të Përballueshëm pason rregulloren e BE-së për të dhënat e qirasë afatshkurtër, e cila hyri në fuqi në maj të këtij viti. Rregullorja kërkon që kompanitë e qirasë afatshkurtër të ndajnë të dhënat me qeveritë në të gjithë Evropën, në mënyrë që ato të mund të monitorojnë listat dhe të identifikojnë ato që nuk janë në përputhje me rregulloret.
Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh
Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë. Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi......
Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga......
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte
Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje......
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit, nis asfaltimi i 15 km
Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit......
Interneti “dominon” shtëpitë shqiptare - AKEP: Rritet numri i abonimeve për Wi-Fi, ndërsa telefonia tradicionale vijon rënien
Interneti përmes rrjeteve fikse po fiton gjithnjë e më shumë përdorues në Shqipëri, ndërsa telefonia fikse vijon të humbasë terren. Të dhënat më të fundit të......
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? - Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve të verës mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit. Përtej nevojës për të shtuar aktivitetin gjatë......
Plane të reja për transportin e qëndrueshëm/ Nyjet urbane TEN-T duhet t’i miratojnë deri në fund të 2027-ës
Qytetet shqiptare që do të përcaktohen si nyje urbane të rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të hartojnë dhe miratojnë Planet e Qëndrueshme të......

