Roli global të euros dhe siguria ekonomike e BE/ 16 shkurt, ministrat e Eurozonës takohen për borxhin

Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë më 16 shkurt se si të nxisin rolin global të monedhës europiane dhe të forcojnë sigurinë ekonomike të Europës, bëri me dije komisioni europian. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur ekonomia globale është goditur nga tensionet tregtare, dyshimet rreth dollarit si një monedhë e sigurt dhe inovacioni i shpejtë në teknologjitë e pagesave.
Euro, e përdorur tani nga 21 prej 27 vendeve anëtare, është monedha e dytë më e madhe rezervë në botë pas dollarit amerikan, duke përbërë rreth 20% të rezervave valutore globale, krahasuar me pjesën më të madhe prej 60% të dollarit.
Nxitja e valutës gjithashtu do të mbronte ekonominë europiane nga presioni i jashtëm dhe do të ulte kostot e financimit dhe ekspozimin ndaj rreziqeve të monedhës për bizneset. Komisioni tha se qeveritë e BE-së duhet të shqyrtojnë mundësinë e emetimit të aseteve digjitale në euro dhe të adresojnë rreziqet që lidhen me monedhat e qëndrueshme të mbështetura në valutë të huaj.
Tregu i Monedhave digjitale, i cili posedohet nga dollari amerikan rrezikon që kapitali nga Europa të rrjedhë drejt SHBA, duke nxitur kërkesën për asete amerikane dhe jo europiane, thanë zyrtarët e BE-së. “Gjithashtu qeveritë duhet të ikurajojnë shtetet jashtë eurozonës të investojnë në euro”, shtuan ata.
Gjermania dhe disa vende të tjera të Evropës Veriore gjenden skeptike përpara kësaj nisme. Rreth 1 trilion euro borxh i përbashkët i BE është i papaguar, krahasuar me rreth 27 trilion dollarë borxh amerikan, duke e bërë investimin shumë më pak tërheqës për sipërmarrësit e mëdhenj. Sipas ekspertëve, qeveritë e BE duhet të harmonizojnë tregtinë e lirë dhe sistemin ligjor, për të forcuar ekonominë dhe investimet në kontinent.
Maqedonia e Veriut - "Safe City", sw shpejti kamera sigurie edhe në Strugë e Ohër
Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të......
Lufta e Trump kundër drejtësisë globale, stafi i gjykatave dhe OKB-ja përballë sanksioneve terroriste
Sanksionet e Trump ndaj ekspertes së OKB-së, Francesca Albanese, dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale ngrinë asetet dhe ndërprenë hetimet për krime lufte.......
BE propozon sanksione të reja për të dobësuar shitjet e naftës në Rusi
Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin mbi ekonominë e luftës me......
IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim
Nga jashtë duken si oferta të zakonshme në internet: “Mbi 5 mijë kanale televizive”, “Sport, filma dhe seriale pa limit”, “Vetëm 5 euro në muaj”. Brenda tyre......
Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin e amnistisë, ja cilët të burgosur përfitojnë (DRAFTI)
Qeveria kjë miraratuar përojektligjin “Për Dhënie Amnistie”,duke i hapur rrugën Kuvendit të Shqipërisë për ta miratuar atë. Prej tij pritet të përfitojnë......
Prodhimi i energjisë diellore, jepet leja për ndërtimin e centralit fotovoltaik 128 megavat në Fier
Qeveria ka firmosur vendimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Sheq-Marinas, Bashkia Fier.......
Paketa e Maleve, caktohen zonat prioritare të zhvillimit në Bashkitë Krujë, Maliq dhe Vorë
Qeveria ka miratuar zonat me prioritet zhvillimi për agroturizëm, pjesë e Paketës së Maleve në Bashkitë e Krujës, Vorës dhe Maliqit. Në Krujë janë......
Emërimet, Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor
Qeveria ka zyrtarizuar dy emërime të reja në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm dhe në krye të Prefekturës së Tiranës. Dashnor Sula emërohet inspektor......


