Riciklimi, Evropa ngadalëson progresin - Cilat vende të BE-së riciklojnë më shumë lëndë të para?

Progresi në riciklimin e materialeve në Bashkimin Evropian nuk ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit. Midis viteve 2015 dhe 2024, norma e riciklimit në BE u rrit vetëm me një pikë përqindjeje, nga 11.2% në 12.2%, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat.
Kur bëhet fjalë për shmangien e nxjerrjes së materialeve të reja dhe ripërdorimin e materialeve ekzistuese, një vend dallohet mbi të tjerët: Holanda, me një normë prej pothuajse 33%. Belgjika fqinje renditet në vendin e dytë me 22.7%, e ndjekur nga Italia me gati 22%. Në fund të tabelës, me normën më të ulët të riciklimit, ndodhet Rumania me vetëm 1.3%, e ndjekur nga Finlanda dhe Irlanda, të dyja me 2%.
Plani i BE-së për Ekonominë Qarkulluese ka vendosur një objektiv prej 23.2% për riciklimin e materialeve deri në vitin 2030. “Qarkullimi është pjesë thelbësore e një transformimi më të gjerë të industrisë drejt neutralitetit ndaj klimës dhe konkurrueshmërisë afatgjatë. Ai mund të sjellë kursime të konsiderueshme materiale gjatë gjithë zinxhirit të vlerës dhe proceseve të prodhimit, të gjenerojë vlerë shtesë dhe të hapë mundësi ekonomike,” deklaruan autoritetet.
Megjithatë, ky qëllim duket i vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të rritjes gjatë 10 viteve të fundit. “Edhe pse riciklojmë më shumë tonë në numra absolutë, prodhimi rritet më shpejt, kështu që përqindja e rezultatit nuk duket shumë pozitive, duke rezultuar vetëm 1% në një dekadë,” sqarojnë ekspertët e sektorit. Sipas tyre, riciklimi do të jetë thelbësor për uljen e varësisë së bllokut nga importet e materialeve kritike nga Kina.
Në gjashtë shtete, normat e riciklimit kanë pësuar rënie gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në Poloni (-4.2%) dhe Finlandë (-3.2%). Tkurrje të tjera, edhe pse më të ngadalta, janë regjistruar në Francë (-1.3%), Spanjë (-0.2%), Irlandë (-0.1%) dhe Rumani (-0.4%).
Nga ana tjetër, Malta ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 14% të materialeve të ricikluara. Estonia gjithashtu ka performuar shumë mirë, me 9% më shumë në raport me vitin 2014, e ndjekur nga Republika Çeke me pothuajse 8%.
Trump, njëlloj si Biden - Amerikanët vijojnë të përballen me çmime të larta
Presidenti Donald Trump u zgjodh duke premtuar uljen e çmimeve për konsumatorët, që u rritën ndjeshëm gjatë mandatit të Joe Biden, por tani ai po përballet......
Puna hibride, IA “liron” një ditë në javë - Studimi: Teknologjia shton produktivitetin dhe përmirëson bashkëpunimin
Në punët hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes zyrës dhe shtëpisë, inteligjenca artificiale po “liron” pothuajse një ditë në javë. Kjo kohë e lirë mund t’u......
Situata në akset rrugore/ ARRSH raporton për gjendjen
Reshje e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë......
Njoftim mbi situatën e krijuar nga reshjet në territorin e vendit
Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e......
21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve/ 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq/ Mbrojtja Civile: Paraqitet në përmirësim, pavarësisht reshjeve të shiut
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë......
Moody’s rrit vlerësimin e Italisë pas 23 vitesh/ Shkak, stabiliteti politik dhe përmirësimi i financave publike
Italia ka marrë rritjen e parë të vlerësimit nga Moody’s që nga viti 2002, një sukses i rëndësishëm për kryeministren Giorgia Meloni. Vlerësimi më i ulët mes......
Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës
Çmimi i vezëve në Kosovë ka tejkaluar të gjitha rekordet e larta të deritanishme. Sipas të dhënave zyrtare, asnjëherë në vitet e pasluftës çmimi nuk ka qenë......





