“Rënia e çdo qeverie në eurozonë do të ishte shqetësuese” - Presidentja e BQE paralajmëron për pasojat në ekonominë franceze
Franca nuk ndodhet aktualisht në një situatë që do të kërkonte ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), por çdo rrezik për rënien e një qeverie brenda eurozonës është “shqetësues”, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
Ajo theksoi se disiplina fiskale mbetet thelbësore për Francën dhe se po e ndjek me shumë vëmendje situatën me diferencat e interesave të obligacioneve franceze.
Partitë opozitare në Francë kanë paralajmëruar se do ta rrëzojnë qeverinë minoritare më 8 shtator, gjatë votëbesimit të papritur që kryeministri François Bayrou shpalli javën e kaluar. Vendimi pritet të vijë për shkak të planeve të tij për shtrëngime buxhetore në vitin 2026, që nuk morën mbështetje nga politikanët.
Situata ka shkaktuar rënie në bursat dhe tregjet e obligacioneve të Francës, ekonomisë së dytë më të madhe të eurozonës.
Bankat franceze janë vendosur nën presion, por Lagarde theksoi se sistemi bankar është në pozicion shumë më të mirë krahasuar me krizën financiare të vitit 2008.
“Besoj se sistemi bankar francez është i mirëkapitalizuar dhe në gjendje më të mirë se gjatë krizës së fundit të madhe financiare. Gjithashtu, ai është i strukturuar mirë, i mbikëqyrur mirë dhe me aktorë përgjegjës,” u shpreh ajo.
“Nuk besoj se vetë sistemi bankar është burimi i rrezikut aktual, por tregjet, në çdo situatë të këtij lloji, bëjnë vlerësimin e rrezikut,” shtoi më tej Lagarde.

Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të......

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......

MEKI thirrje sektorit të ndërtimit: Të gjithë subjektet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar sektorin e ndërtimit të marrë......

Prona, pasuri e pambrojtur nga shqiptarët - AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera
Prona është një aset i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e banimit apo prodhimit në rastin e tokës, por konsiderohet edhe si një formë investimi apo sigurimi......

Turizmi vijon të “frymëzojë” kreditimin/ Rritje e ndjeshme e huave në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor
Sektori i turizmit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më të......

4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme! - Siguria ushqimore, ashpërsohen masat me Kodin e ri Penal
Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin......

Energjia diellore arrin 16.4% të totalit/ Hyrja e centraleve në prodhim, në prill – qershor rritja përllogaritet me 9.6%
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......