Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor për ta shijuar udhëtimin. Dubrovniku është shpallur qyteti më i sigurt në Evropë, sipas një studimi të ri nga operatori turistik Riviera Travel.
Indeksi i Destinacioneve më të Sigurta vlerëson qytetet evropiane bazuar në rritjen e krimit gjatë pesë viteve të fundit dhe nivelin aktual, për të krijuar një rezultat të përgjithshëm. Sa më i ulët të jetë rezultati, aq më i sigurt konsiderohet destinacioni.
“Të dhënat tregojnë se Evropa ofron jo vetëm kulturë dhe bukuri të jashtëzakonshme, por edhe siguri të pakrahasueshme,” shprehen burime nga Riviera Travel.
Dubrovniku, një nga vendet më të vizituara në Kroaci, mori një rezultat prej 44.1 pikësh. I njohur si “Perla e Adriatikut”, ai është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për qytetin e vjetër të fortifikuar dhe arkitekturën mesjetare të ruajtur në mënyrë të shkëlqyer. Edhe pse është një ndër destinacionet më të njohura për festa, niveli aktual i krimit është shumë i ulët. Gjithashtu, Dubrovniku ka një ndjenjë të fortë komuniteti dhe është mikpritës ndaj turistëve.
Në vendin e dytë renditet Talini, kryeqyteti i Estonisë, me një rezultat sigurie prej 55.8 pikësh. Krimi është në nivelë shumë të ulëta dhe vendi është i njohur për qytetin e vjetër mesjetar, gjithashtu pjesë e UNESCO-s. Përdorimi i gjuhës angleze në sektorin e shërbimeve e bën më të lehtë për turistët të kërkojnë ndihmë dhe orientime. Shërbimet publike efikase dhe sistemi digjital qeveritar shtojnë ndjesinë e sigurisë.
Varshava, kryeqyteti i Polonisë, renditet e treta me një rezultat sigurie prej 60.2. Edhe pse ka pasur një rritje mesatare të krimit në pesë vitet e fundit, niveli aktual mbetet shumë i ulët. Praga mban vendin e katërt me një rezultat prej 60.9, ndërsa Krakovi mbyll pesëshen e parë me 64.3 pikë. Ndërsa në vendin e gjashtë gjejmë Amsterdamin, me një rritje të moderuar të krimit në pesë vitet e fundit.

“Do kompensojmë çdo dëm nga zjarret” - Rama: Qeveria po inventarizon dëmet, mbështesim rindërtimin e banesave
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, njoftoi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime nga zjarret që kanë përfshirë vendin......

Pushimet e verës po nxisin leximin - Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online
“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e......

“Konsumi familjar dhe investimet rritën ekonominë” - Themeli: Zhvillime pozitive, por rreziqet nga mjedisi i jashtëm mbeten të mëdha
Në tremujorin e dytë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar dhe se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.......

Plane vendore për energjinë dhe klimën - Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.......

30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi - Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më 20 nëntor
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin......

‘Mirënjohje për Forcat Komando’ - Rama: Pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe......

Vengu: Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci në ndihmë kundër flakëve në Skënderbegas të Gramshit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se “në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi”. Ai informoi......

Inteligjenca Artificiale ndërton shtëpitë e së ardhmes - A mund ta zgjidhë robotika krizën e banesave në Britani?
Krahë robotikë gjigantë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale lëvizin me elegancë në një fabrikë të madhe në Oxfordshire, Angli, duke ndërtuar skelete......