‘Qeverisja e Europës’, PE miraton përbërjen e Komisionit Europian me 370 vota pro
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet nga Ursula von der Leyen.
Për përbërjen e re të Komisionit Evropian 370 deputetë votuan për, 282 ishin kundër, ndërsa 38 abstenuan. Para votimit në seancë plenare u zhvillua një debat, në të cilin Ursula von der Leyen paraqiti edhe një herë përbërjen e Komisionit në mandatin e saj të dytë si presidente e ekzekutivit të BE-së.
Gjatë fjalimit, Von der Leyen premtoi se Komisioni do të angazhohet për një Evropë më të fortë, më të sigurt, e cila do të rrisë investimet për mbrojtje dhe do të vazhdojë punën drejt uljes së niveleve të ndotjes së ambientit, si dhe digjitalizimin dhe rritjen e konkurrencës së ekonomisë evropiane në skenën globale.
Me rajonin e Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e ardhshme pritet që më së shumti të merret komisionarja e ardhshme për zgjerim, Marta Kos, nga Sllovenia, dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. Që të dyja, gjatë seancave dëgjimore, kanë premtuar se do të angazhohen që në pesë vjetët e ardhshëm zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet realitet.
Ursula von der Leyen në fjalimin e saj tha se vendet kandidate, si ato nga Ballkani Perëndimor, ashtu edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, e kanë vendin në BE. Shefja e Komisionit Evropian përsëriti se pret nga komisionarja për zgjerim, Marta Kos, që të punojë për ta përgatitur BE-në për zgjerim dhe për t’i ndihmuar vendet kandidate që të avancojnë në procesin e integrimeve evropiane. Von der Leyen tha se procesi i zgjerimit do të vazhdojë duke respektuar parimin e meritave individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave.
Përbërja e re e Komisionit Evropian ka 14 anëtarë nga Partia Popullore Evropiane (EPP) që është edhe grupi më i madh politikë në Parlamentin Evropian. Ndërsa liberalët do të kenë 5 anëtarë në Komisionin Evropian, edhe pse kanë shënuar rënie të madhe në zgjedhjet e fundit evropiane duke dalë në pozitën e pestë për nga numri i deputetëve në PE. Socialistët dhe Demokratët, që mbeten grupi i dytë për nga madhësia në Parlamentin Evropian, kësaj radhe do të kenë vetëm 4 anëtarë në Komisionin Evropian.
Dy komisionarë vijnë nga radhët e partive të ekstremit të djathtë ndërsa një, Marosh Shefçoviq nga Sllovakia, nuk i takon asnjë grupimi pasi partia e kryeministrit sllovak është përjashtuar nga grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve për shkak të mospajtimeve në qëndrimet ndaj Rusisë dhe bashkëpunimit me të djathtën ekstreme.
Mandati i ri pesëvjeçarë i Komisionit Evropian nis të dielën më 1 dhjetor. Ky mandat do të zgjasë deri në vjeshtën e vitit 2029.
Sondazh
Pse kërcënimi i Trump për të vendosur tarifa mund të jetë i kushtueshëm për konsumatorët amerikanë?
Nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% për çdo gjë të importuar nga Meksika dhe Kanadaja, rritjet e......
Përfshirja në SEPA, Natasha Ahmetaj: Garë e hapur për bankat e nivelit të dytë
Antarësimi në SEPA nuk është një përfitim vetëm për qytetarët që shkëmbejnë pagesa në euro. Edhe biznesi bankar pritet të jetë një përfitues i rëndësishëm......
Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025
Pas vendimit për anëtarësimin e Shqipërisë në zonën e pagesave SEPA, duhen gjashtë muaj kohë për zbatimin praktik. Zëvendës guvernatorja e Bankës së......
SEPA, Natasha Ahmetaj: Përfitimi vjetor mund të shkojë 100 milionë euro
Sipas përllogaritjeve paraprake përfitimi i përfshirjes së vendit tonë në sistemin e pagesave në euro SEPA mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit.......
Transfertat e parave, Natasha Ahmetaj: Komisionet nga 3 deri në 50 euro
Pas pranimit në SEPA, për transferta të caktuara në euro do të ketë zero komision. Ndërkohë që në përgjithësi ulja e komisioneve për cdo lloj transferte......
Euro mbetet i qëndrueshëm pavarësisht kërcënimeve të ripërtëritura të Trump për tarifa të reja!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha në rrjetet sociale Truth se do të vendoste tarifa prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika. Si......
Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financës, Vasilika Vjero
Është liruar nga detyra zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të kësaj së mërkure, ndërsa ende nuk ka......
Pse projektet e reja bërthamore janë ende shumë të kushtueshme në Europë?
Energjia bërthamore është gati të luajë një rol vendimtar në përpjekjet e Europës për dekarbonizimin dhe sigurinë e energjisë, por sfidat financiare dhe......