Qeveria greke harton pr.buxhetin 2025 - Pritet të votohet në parlament të dielën më 15 dhjetor
Qeveria greke ka depozituar për diskutim në Parlament projektbuxhetin e vitit 2025, që pritet të miratohet të dielën e 15 dhjetorit. Ky dokument parashikon më shumë të ardhura nga taksat, rritje më të lartë dhe një rënie të mëtejshme të papunësisë, si dhe një suficit primar më të madh se sa ishte parashikuar për këtë vit.
Pr.buxheti i vitit të ardhshëm përfshin masa mbështetëse të përhershme në vlerën 1.1 miliardë euro, ndërsa parashikohet se suficiti primar i këtij viti do të jetë më i madh se parashikimet fillestare dhe do të arrijë në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto.
Ndërhyrjet e reja fiskale, të shoqëruara me një sërë masash institucionale, fokusohen kryesisht në mbështetjen e të ardhurave të disponueshme të familjeve dhe adresimin e çështjes së strehimit.
Buxheti parashikon që inflacioni të ngadalësohet nga 2.7% në 2024 në 2.4% në 2025 dhe rritja ekonomike të rritet nga 2.2% në 2024 në 2.3% në 2025. Për sa i përket bilancit primar, ai do të rritet dhe ndoshta do të kalojë 2.5% të PBB-së në 2024, dhe vitin pasardhës vlerësohet në 2.4%.
E rëndësishme është edhe ulja e deficitit fiskal në 0.7% të PBB-së këtë vit dhe 0.6% të PBB-së në vitin 2025. Parashikimi fillestar në projektbuxhetin ishte që deficiti të ulej në 1% në vitin 2024 dhe në 0.6% vitin e ardhshëm.
Ndër të tjera në këtë dokument përcaktohen disa ndërhyrje në sistemin e taksave.
Synohet ulja e kontributeve të sigurimit shoqëror me 1% nga 1 janari. Ulja ka të bëjë me 0.5% kontributet e punonjësve dhe me 0.5% të punëdhënësve në sektorin e shëndetësisë. Heqja e tarifës së regjistrimit për profesionistët e lirë dhe në përgjithësi të gjithë personat fizikë.
Përcaktohet rritja e pensioneve me 2.45%, bazuar në parashikimin për një rritje prej 2.2% dhe inflacion 2.7% këtë vit. Rritja do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025.
Sondazh

Kërkohen më shumë pika karikimi për automjetet elektrike - Rritja e importit ka nxitur kërkesën nga institucionet dhe jo vetëm
Rritja e shpejtë e numrit të makinave elektrike gjatë vitit 2024 ka sjellë një nevojë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë......

Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA - Ekspertët: Hap pozitiv në rrugën e integrimit në BE, përfitojnë edhe turistët
Anëtarësimi zyrtarisht i Shqipërisë në SEPA, që është zona e vetme e pagesave në Euro, përkthehet në kohë më të shpejtë dhe kosto më të ulëta për......

Bizneset, si zgjidhet furnizuesi i energjisë - ERE ka licencuar 34 kompani në ofrimin e shërbimit, detajet e kontratës
Teksa tregu i liberalizuar i energjisë do të zgjerohet me 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, aktualisht janë 34 subjekte, që ofrojnë shërbimin e......

A do të vjedhë Trump kurorën e kriptove të BE-së?
Ligjet e reja shumë të lëvduara të BE-së për kriptomonedhat do të hyjnë në fuqi brenda pak javësh, por ligjvënësit e Brukselit tashmë po pyesin nëse do të......

Në shtator, 51.6% më shumë vizitorë të huaj/ Preferuan kryesisht zonën qendrore. Vendasit, jugun
Në Shtator 2024, kapacitetet e strukturave akomoduese kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke......

Përmbytjet katastrofike në Spanjë - Kosto e dëmit sa 0.2% e PBB-së!
Përmbytjet katastrofike në lindje të Spanjës muajin e kaluar ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ prej 0.2 pikë përqindjeje në produktin e brendshëm bruto......

Analfabetizmi tek të rinjtë, alarm për arsimin/ Fieri regjistron shkallën më të lartë për grupmoshën 10-19 vjeç
Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën......

Energjia, 2600 biznese do shkëputen nga OSHEE - Liberalizimi i tregut, Gjenerali: Duhet të zgjedhin vetë furnizuesin
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë......