Europa Postuar më 20 Tetor 2025, 11:24

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të zgjerojë sektorin e energjisë së pastër deri në vitin 2030

Nga Kristi Ceta

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të

Britania e Madhe ka shpallur plane për të trajnuar dhe punësuar më shumë punëtorë në sektorin e energjisë së pastër. Qeveria ka premtuar krijimin e 400,000 vendeve të punës deri në vitin 2030.

Hidraulikët, elektricistët dhe saldatorët janë ndër 31 profesionet prioritare që janë “veçanërisht të kërkuara”, me punësimin në sektorët e energjisë së erës, diellit dhe energjisë bërthamore që pritet të dyfishohet në 860,000 vende pune brenda pesë viteve, kanë thënë ministrat.

Qeveria njoftoi se mijëra vende pune janë të nevojshme për të zhvilluar sektorin e energjisë së pastër në Britani dhe për të “ulur faturat përfundimisht”. Si pjesë e strategjisë, do të krijohen pesë kolegje për të trajnuar punëtorët, me 2.5 milionë paund financim që do të shkojë për skemat pilot në Cheshire, Lincolnshire dhe Pembrokeshire, sipas Departamentit për Sigurinë e Energjisë.

Ndërkohë, punëtorët e naftës dhe gazit mund të përfitojnë deri në 20 milionë paund nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Skocisë për trajnim të personalizuar në pozicione të energjisë së pastër. Departamenti shtoi se 10,000 vende shtesë pune do të jenë të nevojshme për të mbështetur ndërtimin e centralit bërthamor Sizewell C në Suffolk.

Qeveria britanike kërkon të mbajë premtimin për të ulur faturat e energjisë me 300 paund deri në vitin 2030, pasi ato u shtrenjtuan me 2% për miliona qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas çmimit të ri tavan të vendosur nga rregullatori Ofgem.

Rritja për periudhën tetor–dhjetor nënkupton se një familje që konsumon një sasi mesatare energjie do të paguajë 1,755 paund në vit, apo 35 paund më shumë në krahasim me më parë.

Sipas Departamentit për Sigurinë e Energjisë, pozicionet në sektorin e burimeve të pastra do të kenë paga mesatare mbi 50,000 paund, në raport me mesataren kombëtare prej 37,000 paund në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat