Europa Postuar më 29 Mars 2025, 15:00

“Qendrat e strehimit të përdoren për riatdhesim”- Italia miraton dekretin për strukturat e emigrantëve në Shqipëri

Nga Kristi Ceta

“Qendrat e strehimit të përdoren për riatdhesim”-

Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin për t’i shndërruar qendrat e strehimit në Shqipëri në ambiente riatdhesimi.

Operacioni është bllokuar nga ndalesat e përsëritura të gjykatave, që nuk lejonin zhvendosjen e emigrantëve në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit. Masa që i duhet qeverisë është një dekret i strukturuar me vetëm një nen, përveç atij që rregullon hyrjen në fuqi, i cili nuk ndërhyn për të modifikuar protokollin, por kufizon ligjin në zbatim të Romës.

Objektivi është të sqarohet se impianti i Gjadrit do të mund të presë jo vetëm njerëz të grumbulluar në ujërat ndërkombëtare nga anijet ushtarake italiane, siç parashikohet aktualisht në ligjin 14/2024, por edhe emigrantë të pranishëm në Qendrat për Riatdhesim të Përhershëm në Itali. Kjo do të thotë që aty mund të strehohen emigrantë që u është refuzuar azili, apo për të cilët ka një vendim gjykate për dëbim nga Italia.

Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme të ndryshohet përdorimi i synuar i qendrave, pasi një Qendër për Riatdhesim të Përhershëm me 144 vende është parashikuar tashmë në marrëveshjen e nënshkruar nga udhëheqësit Giorgia Meloni dhe Edi Rama. “Qendra është tashmë aktive për 48-49 vende dhe me burimet e dhëna do të arrijë në mbi 140. Nuk do të nevojiten kosto shtesë”, saktësoi Ministria e Brendshme italiane.

Për të lejuar një rifillim të menjëhershëm të nisjeve drejt Shqipërisë, por edhe për t'i dërguar një sinjal gjyqësorit që kishte vënë në pikëpyetje legjitimitetin e marrëveshjes, qeveria miratoi gjithashtu raportin me validimin vjetor të listës me 19 vendet e origjinës së emigrantëve që do të konsideroheshin "të sigurta".

Këto vende janë Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......