Europa Postuar më 5 Shtator 2025, 10:53

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i lartë, qiratë në rritje dhe turistët e pasur

Nga Kristi Ceta

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i

Performanca e mirë e ekonomisë greke është mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe rritja e turizmit, veçanërisht nga vizitorët me të ardhura të larta. Por këta faktorë, ashtu si qiratë në rritje të banesave dhe çmimi i lartë i energjisë elektrike në muajt e fundi,t kanë nxitur inflacionin në Greqi.

Si rrjedhojë, edhe pse inflacioni u ngadalësua në gusht (3.1% sipas vlerësimeve të Eurostat për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit) krahasuar me korrikun (3.7%), ai mbeti mbi nivelin 3% dhe vazhdon të ketë një diferencë të ndjeshme me eurozonën (2.1%).

Ndërkohë, inflacioni i ushqimeve në Greqi ishte më i ulët në gusht në raport me mesataren e eurozonës (2.4% në Greqi kundrejt 3.2% në zonën e euros). Burimet qeveritare kompetente thonë se ka shkelje serioze të kodit të etikës nga ana e tregtarëve për ofertat dhe zbritjet, dhe nëse këto konfirmohen, do të vendosen gjoba. Megjithatë, inspektimet po përdoren edhe si mjet presioni ndaj sektorit për të frenuar rritjen e çmimeve.

Sipas një analize të Bankës Kombëtare të Greqisë, në vitin 2026 pritet që presionet inflacioniste të bien ndjeshëm. Inflacioni mund të ngadalësohet më shpejt nëse zbutet pasiguria e lartë gjeopolitike aktuale. Rritja mesatare e indeksit të çmimeve të konsumit për vitin 2025 vlerësohet në 2.8% (3.3% për indeksin e harmonizuar), ndërsa për vitin 2026 në 2.2% (2.5% për indeksin e harmonizuar).

Performanca e fortë e ekonomisë greke ndikon në rritjen e inflacionit sepse ushqehet nga kërkesa e lartë e brendshme. Ndërkohë, ekziston edhe i ashtuquajturi "hendek prodhimi", që është shtuar me 2.5% në 2025, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2007. Hendeku i prodhimit ndodh kur Prodhimi i Brendshëm Bruto aktual është më i ulët se ai potencial, domethënë ajo që ekonomia teorikisht është e aftë të prodhojë. Rritja e madhe e këtij hendeku tregon se kërkesa është zgjeruar më shumë sesa kapaciteti total prodhues.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat