Pse forcimi i euros dëmton kompanitë evropiane? - Analistët parashikojnë rënie të shitjeve dhe fitimeve gjatë vitit 2025
Rritja e fortë e monedhës Euro në vitin 2025 po ushtron presion mbi fitimet e korporatave evropiane. Raportet e tremujorit të dytë priten të tregojnë fitime më të dobëta, pasi një monedhë më e fortë dhe zbutja e kërkesës ndikojnë negativisht shitjet në sektorët kyç.
Sipas një analize të fundit nga Bank of America, një euro më e forte, së bashku me uljen e shitjeve, mund të ulë fitimet për indeksin STOXX 600, duke shënuar performancën më të dobët në pesë tremujorë.
Kursi euro-dollar është rritur me 9 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur në nivelin më të lartë në katër vjet dhe duke shënuar performancën më të fortë tremujore që nga fundi i vitit 2022. Ndërkohë, vlera e euros ndaj monedhave të tjera është rritur me 4.6 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur vlerën më të lartë më 1 korrik.
Ndërsa nis sezoni i fitimeve të tremujorit të dytë në Evropë, analistët e Wall Street parashikojnë një rënie prej 3 për qind të fitimit për aksion (EPS) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rënie, e mbështetur nga një tkurrje prej 3 për qind në shitje, reflekton si kërkesën në zbehje, ashtu edhe dinamikat negative të shkëmbimit valutor.
Sektorët e energjisë dhe të mallrave jothelbësore priten të kenë ndikimin më negativ në fitimet e tregut, duke zbehur edhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të sektorit të shëndetësisë. Pas dy tremujorëve me rritje pozitive, fitimet nga sektorët ciklikë parashikohen të kthehen në tkurrje.
“Befasitë pozitive makro në zonën e euros nënkuptojnë fitime të forta mbi pritshmëritë (EPS), por forca e euros është një rrezik”, shtoi ai.
Ndërsa sektorët financiarë kanë mbështetur fitimet në tremujorët e mëparshëm, kontributi i tyre pritet të jetë më i dobët këtë herë. Analistët kanë reduktuar tashmë parashikimet për fitimet evropiane në vitin 2025, duke përmendur rritjen e vlerës së monedhës dhe barrierat tregtare në rritje si rreziqet kryesore.
Që nga fillimi i prillit, pritshmëritë e rritjes së fitimeve për aksion janë ulur me rreth 5 për qind për vitet 2025 dhe 2026. 17 nga 20 sektorët kryesorë kanë pësuar ulje, me automobilat në krye të renditjes.
Bank of America parashikon një rënie prej 4 për qind në fitimet për aksion në vitin 2025 krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa pengesat në tregtinë globale, efektet e tarifave dhe ngadalësimi i investimeve në SHBA ndikojnë mbi eksportuesit dhe kompanitë multinacionale evropiane.

Shqipëria do të prodhojë municione - Qeveria miraton kriteret. “KAYO”, marrëveshje me privatët për prodhimin
Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të......

Ekselentët “ëndërrojnë” mjekësinë - Aplikimet për arsimin e lartë. Pjesa tjetër zgjedhin ekonominë
Në një kohë kur teknologjia dhe kujdesi shëndetësor po përcaktojnë ritmin e botës moderne, edhe ëndrrat e të rinjve shqiptarë duket se ecin në të njëjtin......

Rikuperon Dollari e Franga - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse me një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm e ka mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot në raport me ditën e......

Qeveria miraton kushtet e negocimit për prodhimin dhe tregtimin e municioneve me kalibër të vegjël e të mesëm
Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të......

Konferenca për Ukrainën, në Romë mblidhen 10 miliardë euro - Edi Rama: Paqja, e ardhmja për Europën, mbështesim Ukrainën
Gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës që po organizohet në Romë, Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni deklaroi se janë mbledhur rreth 10 mld euro që......

Investimi në urën e re të Viroit/ BB: Përfitojnë mbi 200 mijë drejtues mjetesh e 150 mijë këmbësorë!
Po vijon puna për ndërtimin e urës së re të Viroit, e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, falë investimit të......

Deklarata, Dhoma Amerikane ngre shqetësime për turizmin - Sfidat që duhen adresuar: Nga ndërtimet gjatë verës, te mungesa e fuqisë punëtore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke vënë në dukje zhvillimet pozitive të sektorit të turizmit vitet e......

Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje......