Europa Postuar më 14 Shtator 2025, 12:37

Protestat antiemigracion në Londër, 110 mijë vetë në shesh, Elon Musk: Fenomeni jashtë kontrollit

Nga SCAN TV
Protestat antiemigracion në Londër, 110 mijë vetë në

 

Një protestë masive e organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson, përfundoi me dhunë në qendër të Londrës. Demonstruesit, duke valëvitur flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe Anglisë marshuan drejt Whitehall. Në shesh kishin dalë mbi 110 mijë vetë. Në “Unite the Kingdom Rally”, pati përplasje me forcat e rendit, ku ndaj policëve u hodhën shishe dhe sende të tjera. Demonstruesit, duke valëvitur flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe Anglisë marshuan drejt Ëhitehall, lagjes së Londrës ku ndodhen kryeministri dhe departamentet qeveritare.

Zyrtarët e policisë njoftuan për 25 arrestime dhe paralajmëruan se numri mund të rritet, raporton BBC.

Në mesin e folësve ishte edhe miliarderi Elon Musk, i cili u lidh me videomesazh duke folur për “migracion të pakontrolluar” dhe duke bërë thirrje për “ndryshim qeverie” në Britani. "Duhet bërë diçka, duhet të ketë një shpërbërje të Parlamentit dhe të mbahet një votim i ri", tha Musk. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se “dhuna dhe sulmi ndaj oficerëve të policisë është plotësisht e papranueshme”.

Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, është një nga ekstremistët e djathtë më të shquar në Britani. Ai u bë i njohur si aktivist kundër islamit në fillim të viteve 2000.

Ish-kreu i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes, një organizate ekstremiste të djathtë e cila e nuk ekziston më, ka tërhequr shpesh vëmendjen me aktivitetet e tij islamofobike dhe protestat e dhunshme.  Ai ka organizuar vazhdimisht edhe protesta para hoteleve që strehonin refugjatë. “Britania më në fund është zgjuar. Kemi pritur me dekada. Patriotizmi është e ardhmja, kufijtë janë e ardhmja dhe ne duam lirinë e fjalës”, tha Robinson.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat