Europa Postuar më 4 Prill 2025, 09:45

Propozimi, BE duhet të përshtasë tregun e duhanit - Në nivel evropian, sektori i duhanit xhiron 223.7 miliardë euro në vit

Nga SCAN TV

Propozimi, BE duhet të përshtasë tregun e duhanit - Në nivel

Një  organizatë joqeveritare e quajtur Këshilli i Inovacionit për Politikat Evropiane, ka publikuar së fundi studimin “Si Evropa mund të shpëtojë miliona jetë duke promovuar rritjen ekonomike.’’ Materiali evidenton ndikimin ekonomik që ka zinxhiri i duhanit në nivel evropian dhe ofron një këndvështrim pragmatik për rregullimin e këtij tregu.

Sipas autorëve duke pasur parasysh se përdoruesit e duhanit dhe nikotinës nuk do të zhduken brenda natës, Evropa duhet të inkurajojë adoptimin e alternativave më të sigurta.

Kjo arrihet duke krijuar një industry europiane të kontrolluar rreptësisht. Kështu arrihen tre qëllime njëkohësisht, ruajtjen e kontributit ekonomik të një industrie tërësisht europiane, përmirësimi i shëndetit publik dhe parandalimi i tregut të paligjshëm, të produkteve me standarde të ulëta sigurie që vijnë kryesisht nga Kina.

Në nivel evropian, sektori i duhanit kontribuon me 223.7 miliardë euro në vit në PBB, shifër kjo sa 1.3% e PBB-së totale të Bashkimit Evropian.

Të ardhurat totale vjetore nga taksat mbi duhanin arrijnë në 112.9 miliardë euro. Industria punëson, drejtpërdrejt dhe indirekt, më shumë se 2.1 milionë njerëz.

Duke eleminuar tregun e paligjshëm të cigareve, BE eleminon humbjen prej 11.6 miliardë euro në vit. Raporti i bën thirrje institucioneve që të miratojnë një kuadër rregullator i cili mbron zinxhirin evropian të duhanit.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video