Europa Postuar më 21 Shkurt 2026, 11:12

Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental - Pesë ministrat e mbrojtjes planifikojnë rritje të shpenzimeve

Nga Dorian Koça

Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental

Një projekt me vlerë miliona euro po iniciohet nga pesë fuqitë më të mëdha mbrojtëse të Europës me qëllim prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me kosto të ulët, si drone dhe raketa autonome, brenda një periudhe njëvjeçare, thanë ministrat nga një konferencë në Krakov.

Lufta në Ukrainë ka treguar se si dronët interceptorë autonomë mund të ofrojnë një alternativë efektive ndaj raketave të kushtueshme të mbrojtjes ajrore.

Bordi Europian i Pesë Ministrave të Mbrojtjes, i cili bashkon Francën, Gjermaninë, Italinë, Poloninë dhe Britaninë- vende këto me shpenzimet më të larta ushtarake, u takua ndërsa udhëheqësit specializojnë fushën defensive të kontinentit përballë angazhimit të Uashingtonit për mbrojtje globale përmes ‘Bordit të Paqes’.

“Sapo kemi nënshkruar një nismë shumë të rëndësishëm mbi zhvillimin e përbashkët të forcave në aktivitetin militar përballë një teknologjie gjithnjë e më në rritje dhe prokurimin e përbashkët të efektorëve dhe ngarkesave të dronëve me kosto të ulët”, tha ministri polak i Mbrojtjes.

Në terminologjinë ushtarake, "efektorët" janë përbërësit e një sistemi që prodhojnë një efekt fizik, ndërsa "platformat autonome" janë sisteme pa pilot të afta për vendimmarrje të pavarur.

Sakaq, iniciativa 'Efektorë me Kosto të Ulët dhe Platforma Autonome'- e njohur si LEAP, përfshin zhvillimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore me kosto të ulët - siç janë dronët ose raketat autonome - projekti i parë i të cilave do të dorëzohet brenda vitit 2027, sipas qeverisë së Britanisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat