Presidenti bullgar vendos veton për rafinerinë e naftës - Kundërshton ndryshimet ligjore që mundësonin shitjen e objektit

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka vendosur veton ndaj ndryshimeve ligjore që do t’i jepnin kompetenca shtesë një administratori të emëruar nga qeveria për të mbikëqyrur rafinerinë e vetme të naftës në vend, njoftoi presidenca. Kjo rafineri është në pronësi të kompanisë ruse Lukoil.
Ndryshimet, të miratuara nga parlamenti javën e kaluar, zgjeronin autoritetin e administratorit të posaçëm të Lukoil Neftochim, duke i dhënë atij të drejtën për të shitur rafinerinë.
Sipas Radev, këto modfikime rrezikojnë rendin ligjor, bien ndesh me normat themelore të së drejtës evropiane dhe paraqesin rrezik për financat publike. Presidenca sqaroi se ndryshimet krijojnë sfida për mbikëqyrjen administrative dhe gjyqësore të Lukoil Neftochim, pasi në thelb përbëjnë një formë të “nacionalizimit të tërthortë” të aseteve dhe hapin mundësi për abuzim me pushtetin.
Radev paralajmëroi gjithashtu se këto ndryshime mund të dëmtojnë reputacionin e Bullgarisë dhe të përkeqësojnë klimën e investimeve në vend.
Lukoil Neftochim dhe shitësi me pakicë i karburanteve Lukoil Bulgaria janë përfshirë në sanksionet amerikane ndaj kompanisë mëmë ruse Lukoil dhe degëve të saj.
Vendimi për emërimin e një administratori të posaçëm u mor pasi kompania zvicerane Gunvor njoftoi se po tërhiqej nga oferta për të blerë asetet ndërkombëtare të Lukoil. Ky hap erdhi pas deklaratës së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, që e quajti Lukoil “një kukull të Kremlinit”.
Bullgaria ka afat deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë masa do të ndërmarrë në lidhje me Lukoil Neftochim.
Energjia e erës “fluturon” në 2025 - Instalimet globale rriten me 64% në gjysmën e parë të vitit
Instalimet globale të energjisë me erë janë rritur me 64% në gjysmën e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit......
100,000 shtëpi greke përfitojnë nga paketa e ngrohjes - Programi me vlerë 647 mln euro mbulon deri në 60% të kostove
Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë publikoi listën e parë të familjeve që do të përfitojnë nga programi kombëtar për modernizimin e sistemeve të......
Google, 5.5 miliardë euro për IA në Gjermani - Investimi do të rrisë PBB-në gjermane me 1 miliard euro në vit
Gjiganti i teknologjisë Google njoftoi një paketë investimi prej 5.5 miliardë eurosh në gjermani, që do të shtrihet deri në vitin 2029, me synimin për të......
Trump nënshkruan ligjin - I jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin që i jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e Shteteve të Bashkuara, vetëm pak orë pasi......
Sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri - Pritet të nënshkruhen 16 marrëveshjeve të reja bashkëpunimi
Zhvillohet sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë takim “një......
Nga ndryshimet në kabinet, tek projektligji "Për nënproduktet me origjinë shtazore", ja vendimet e qeverisë
Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të......
Vendimi i qeverisë/ Dyshimet për pastrim parash raportohen brenda 72 orësh te Agjencia e Inteligjencës Financiare
Në mbledhjen e kësaj së mërkure, qeveria miratoi vendimin për formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licensuese dhe......
AIDA me bizneset britanike në takimin e dytë të “Investor Support Days: Hapësira për rritje të investimeve!
Në kuadër të nismës “Investor Support Days 2025”, AIDA, në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri (BCCA), organizoi “Ditën e Investitorëve të......





