Polonia vendos kontrolle në kufijtë me Gjermaninë - Masa synon të frenojë flukset e emigrantëve të paligjshëm
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, për të frenuar emigracionin ilegal. Masa vjen në një klimë politike të tensionuar, ku emigracioni po bëhet çështje qendrore në shumë vende evropiane.
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve me Gjermaninë dhe Lituaninë më 7 korrik, tha Kryeministri Donald Tusk, duke iu bashkuar disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që po rikthejnë kontrollet kufitare për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Qeveria liberale e Tusk është akuzuar nga partitë nacionaliste opozitare për pranimin e emigrantëve ilegalë të kthyer nga Gjermania. Ai ka argumentuar se numrat janë të kufizuar.
Debati mbi emigracionin në Poloni është bërë gjithnjë e më i ashpër javët e fundit, me aktivistë të së djathtës ekstreme që kanë filluar të organizojnë patrullime përgjatë kufirit me Gjermaninë. Kryeministri polak tha se kontrollet janë të nevojshme për të reduktuar flukset e emigracionit “të pakontrolluar”.
Gjermania njoftoi në muajin shkurt se do të zgjaste kontrollet e saj të përkohshme kufitare për gjashtë muaj. Tusk shtoi se nëse kontrollet gjermane zgjaten pas shtatorit, përgjigjja e Polonisë do të jetë “simetrike”. Kancelari Friedrich Merz deklaroi se Berlini dëshiron të ruajë skemën e kufirit të hapur Schengen të bllokut, që lejon lëvizjen pa pasaporta, por kjo mund të funksionojë vetëm nëse nuk abuzohet nga kriminelët që kontrabandojnë emigrantë.
“Ne e dimë që qeveria polake dëshiron gjithashtu të vendosë kontrolle kufitare me Lituaninë për të kufizuar kalimet ilegale nga Lituania në Poloni,” tha Merz në një konferencë për shtyp. “Pra, kemi një problem të përbashkët që duam ta zgjidhim së bashku.”
Polonia po përballet me një krizë emigracioni, që sipas saj është orkestruar nga Bjellorusia dhe Rusia në kufirin e saj lindor që nga viti 2021. Të dyja vendet mohojnë se inkurajojnë emigrantët të kalojnë kufirin. Tusk përmendi flukset nga Bjellorusia drejt Lituanisë dhe më pas në Poloni si një arsye për vendosjen e kontrolleve në kufirin verior.

“Irani përgatiti mbylljen e Ngushticës së Hormuzit” - Burimet amerikane: U planifikua vendosja e minave në rrugën ujore
Irani planifikoi vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, sipas zyrtarëve amerikanë. Mbyllja e rrugës ujore do të shkaktonte dëme të mëdha në tregtinë......

Senati amerikan miraton projektligjin për taksat - Dokumenti parashikon rritje të deficitit, shkurtim të programeve sociale
Senati amerikan miratoi me një shumicë të ngushtë projektligjin e Donald Trump për taksat dhe shpenzimet. Dokumenti është kritikuar nga opozita për shkak të......

Greqi, skandali i subvencioneve “trondit” qeverinë - Disa ministra japin dorëheqjen pas akuzave për shpërdorimin e fondeve të BE
Një skandal i subvencioneve bujqësore të përfituara nga Bashkimi Evropian ka tronditur qeverinë greke. Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar keqpërdorim......

Pensionet, mbi 22 mijë kontribues i shtohen skemës - Shifra arrin rekord/ Zgjerohet fshati, privati dhe shteti
Ekonomia shqiptare ka performuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas, ku tregues nuk është vetëm rritja e ndjeshme e të ardhurave në buxhetin e shtetit por......

Plani i masave për turizmin, Inspektorati i Punës kontrolle në terren - Në fokus raportimi për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetitn e tyre në sezonin turistik në të gjithë......

Pensionet nga Italia, ja dokumentet që nevojiten - Marrëveshja në zbatim, nisin aplikimet nga Shqipëria dhe Italia
Marrëveshja e re Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, që hyn në fuqi nga sot garanton për herë të parë të drejtën që kontributet e paguara në të dyja......

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për Dollarin dhe Euron!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën pozitivisht duket se ka humbur pikë edhe këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.7......

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i rekomandon BSH që të ndërhyjë
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të......