Policia evropiane kërkon ndihmën e “IA” - Burokracia po pengon përdorimin e teknologjisë për të luftuar krimin

Agjencia e Bashkimit Evropian për zbatimin e ligjit, Europol, po kërkon mënyra për të përshpejtuar përdorimin e inteligjencës artificiale në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik. Institucioni ka paralajmëruar se burokracia ligjore po i pengon forcat e rendit të mbrojnë qytetarët në kohë.
Sipas zyrtarëve, kriminelët janë duke përdorur teknologjinë e re për qëllime keqdashëse, ndërsa autoritetet ligjzbatuese janë të bllokuara, për shkak të procedurave të gjata dhe të ndërlikuara që kërkohen për të mundësuar përdorimin e inovacionit.
Çdo përdorim i inteligjencës artificiale duhet t’u nënshtrohet vlerësimeve për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtave themelore të njeriut, çka mund të zgjasë deri në tetë muaj. “Në raste ku ekziston një kërcënim për jetën, çdo vonesë mund të ketë pasoja fatale. Na duhet një proces më i shpejtë për emergjenca,” theksojnë ata.
Në vitet e fundit, Europol ka ndërtuar një bazë teknologjike të avancuar, që përfshin analizimin e të dhënave masive dhe dekodimin e komunikimeve të kriminelëve. Megjithatë, akademikë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë dhënia e një lirie të pakufizuar në përdorimin e inteligjencës artificiale, veçanërisht pa mekanizma kontrolli dhe transparence. Ata paralajmërojnë se përdorimi i pakufizuar i teknologjive të tilla, si njohja biometrike apo mbikëqyrja në kohë reale, mund të çojë në shkelje të privatësisë dhe abuzime institucionale.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar se do të dyfishojë stafin e Europol-it dhe ta kthejë atë në një qendër të fuqishme për luftën kundër grupeve kriminale që “lëvizin vazhdimisht mes botës fizike dhe asaj digjitale.” Sipas programit të fundit, kjo nismë do të konkretizohet përmes një propozimi legjislativ në tremujorin e dytë të vitit 2026, që do të forcojë kompetencat e agjencisë.
Gjatë një takimi të ekspertëve të mbrojtjes së të dhënave nga forcat policore evropiane, u theksua nevoja për krijimin e një procedure të përshpejtuar. Kjo do të mundësonte përdorimin e teknologjisë inovatore në situata emergjente, pa qenë e nevojshme ndjekja e “një procesi të gjatë dhe kompleks”.
Sipas kuadrit aktual ligjor, përdorimi i teknologjive të njohjes së fytyrës në kohë reale është i ndaluar për forcat e rendit, megjithëse vendet anëtare të BE-së mund të lejojnë përjashtime në rastet e krimeve më të rënda.
Pse Spanja po “refuzon” bukën? - Konsumi është tkurrur me 80% që nga viti 1960
Buka, shoqëruesja e pandashme e çdo vakti spanjoll, po zhduket nga tryezat me një ritëm shqetësues. Të dhënat janë të qarta. Në fillim të viteve 1960, çdo......
“Toka do të ngrohet me 2.8 gradë deri në vitin 2100” - Raporti i OKB: Vendet, larg përmbushjes së objektivave klimatikë
Toka rrezikon të ngrohet me 2.8 gradë Celsius deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa shtesë për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, sipas......
Plani i BE, shkurtim drastik i kohës së udhëtimit me tren midis kryeqyteteve deri në 2040
Nga kryeqyteti në kryeqytet vetëm në pak orë: BE do të shpejtojë udhëtimin me tren brenda Evropës. Për ta arritur këtë, duhet të modernizohen rrjetet dhe të......
Një marrëveshje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri!
Sot, AIDA dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e programit SCORE – që synon rritjen e......
Diskutimet për buxhetin 2026, Spiropali: Rijetëzim dhe fuqizim i diplomacisë ekonomike
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar......
Rivitalizim urban në qytetin e Vlorës - FSHZH, investim 150 mln lekë për infrastrukturën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare, multifunksionale, rrugë tregtare në......
12 mln vizita dhe 44 milionë transaksione në e-Albania/ Aplikimet për pasaportë dhe certifikatat elektronike, më të kërkuarat
Platforma qeveritare e-Albania po shënon shifra rekord në përdorim, duke konfirmuar se qytetarët shqiptarë po i drejtohen gjithnjë e më shumë shërbimeve......
Faturat e qirave, barrë për konsumatorët/ Udhëheqin rritjen e çmimeve në tetor. Inflacioni vlerësohet në 2.3%
Në muajin tetor 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti në 120,3, krahasuar me bazën e dhjetorit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor u......





