Plani i BE-së për të taksuar cigaret elektronike - Italia, Greqia dhe Rumania shprehen kundër
Shumica e shteteve anëtare të BE-së i bënë thirrje Komisionit Europian të rifusë në agjendë një plan për të taksuar cigaret elektronike dhe rritur normat minimale të akcizës për cigaret dhe purot.
Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, vendet, përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Republikën Çeke, i kërkuan asaj të "ndërmarrë hapat e nevojshëm pa vonesë për të rishikuar Direktivën e Taksimit të Duhanit", e cila u rishikua për herë të fundit në vitin 2011.
Ata duan të zhbllokojnë një propozim që do të përcaktonte normat minimale të taksave për cigaret elektronike, qeset e nikotinës dhe duhanin me nxehje për herë të parë. Gjithashtu do të rriste ndjeshëm normat minimale të taksave për cigaret dhe purot, me qëllim harmonizimin e taksimit në të gjithë BE-në dhe uljen e mashtrimit me duhanin.
"Fusha aktuale dhe dispozitat e direktivës nuk janë të mjaftueshme për t'u mundësuar shteteve anëtare të adresojnë sfidat e rëndësishme të paraqitura nga zhvillimet dhe trendet e vazhdueshme në tregun europian të duhanit, duke përfshirë shfaqjen e produkteve të reja", shkruajnë në letër 15 ministrat e financave dhe çështjeve ekonomike të BE-së.
Komisioni shtyu projektligjin përkatës të vitit 2022 për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin që rritja e akcizave mund të ketë në inflacionin e lartë që po regjistrohej në atë kohë.
Zyrtarët e BE-së thanë se një propozim i ri pritet së shpejti. Megjithatë, projektligji kërkon miratim unanim. Italia, Greqia dhe Rumania janë ndër pakicat e shteteve anëtare të BE-së që lobojnë kundër këtij projektligji.
Sipas një propozimi të vitit 2022, i cili nuk u miratua në atë kohë, normat minimale të akcizës për cigaret do të rriten me 100%, për duhanin e mbështjellë me 200% dhe për purot me 900%. Këto norma minimale mund të ndryshojnë në propozimin përfundimtar.

Tarifat e Trump do të mbeten në fuqi - Gjykata e apelit anulon pezullimin
Një gjykatë federale apeli rivendosi në fuqi përkohësisht tarifat më të gjera të Presidentit Donald Trump të enjten, një ditë pasi një gjykatë tregtare......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rritje të lehtë por të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur javën në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes......

Ursula von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh - "Jam shumë e lumtur që mirëpres Edi Ramën, moment historik"
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen(Gjermani). I pranishëm në ceremoni......

Tregu i pronave, BSH publikon vrojtimin për 2024 - “Vlerësime më optimiste për situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen”
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të tregojë zhvillime pozitive, duke reflektuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe sistemin......

Shqipëria në Forumin e Katërt Ligjor BE–Partneriteti Lindor - Kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt......

“Të vendoset kursi i këmbimit industrial” - Shoqata ProEksport: Të njihet dëmi ekonomik nga rënia e euros
Bizneset eksportuese kanë qenë ato që kanë pasur më tepër humbje nga luhatjet e kursit të këmbimit në vitet e fundit, pasi ato kanë kontrata që janë......

BE, plotësisht e angazhuar për marrëveshje me SHBA” - Komisioneri Sefcovic: Në fokus janë çeliku, çipat dhe avionët
Komisioni Europian po diskuton me Shtetet e Bashkuara bashkëpunimin e mundshëm në sektorë të tillë si hapësira ajrore, çeliku, gjysmëpërçuesit dhe mineralet......

Qeveria miraton zhvillimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan - Transformim i zonës industriale për të realizuar projekte investimi
Jo më larg se 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë,......