Europa Postuar më 18 Dhjetor 2024, 13:02

Planet për të “shpëtuar” Gjermaninë - Partitë kryesore prezantojnë propozimet e tyre për të nxitur ekonominë

Nga Kristi Ceta

Planet për të “shpëtuar” Gjermaninë -

Partitë kryesore politike të Gjermanisë prezantuan planet e tyre konkurruese për nxjerrjen e ekonomisë më të madhe të Evropës nga kjo situatë, ndërsa fushata filloi për zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt.

Zgjedhjet, të shkaktuara nga rrëzimi i koalicionit trepartiak të kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz muajin e kaluar dhe më pas nga humbja e votëbesimit parlamentar, vijnë në një kohë testimi për Gjermaninë. Ekonomia e saj do të tkurret për të dytin vit radhazi, gjigantët industrialë si Volkswagen përballen me një kërcënim ekzistencial nga rivalët e huaj dhe qëndrimet politike po forcohen ndaj emigrantëve.

Friedrich Merz, lideri i konservatorëve që pritet të fitojnë zgjedhjet, tha se ata ishin gati të qeverisnin Gjermaninë përsëri pas tre vjetësh në opozitë. "Kancelari kërkoi votëbesimin dje dhe humbi. Ka humbur besimin e shumicës së popullatës shumë kohë më parë. Ka humbur edhe besimin e investitorëve që janë larguar prej disa vitesh nga Gjermania", tha Merz.

Partia e tij Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) kërkon ulje të taksave të të ardhurave dhe korporatave dhe reduktim të çmimeve të energjisë elektrike për të nxitur ekonominë. Kundërshtarët e tij thonë se politikat e Merz nuk janë llogaritur në detaje, megjithëse CDU beson se mund t'i financojë ato përmes rritjes më të shpejtë ekonomike dhe shkurtimeve në disa pagesa të mirëqenies. Merz deri më tani ka thënë se ka në plan t'i përmbahet një kufiri të shpenzimeve të qeverisë të përcaktuar me kushtetutë. Mjeti u prezantua pas krizës financiare të vitit 2009, por kritikët thonë se pengon rritjen duke kufizuar huamarrjen dhe investimet.

Social Demokratët e Scholz (SPD) dhe aleati i tyre i koalicionit Të Gjelbërit duan të reformojnë frenimin e borxhit. Ministri i Ekonomisë Robert Habeck nga të Gjelbërit akuzoi Merz se ka dështuar të përballet me realitetin në të cilin ndodhet Gjermania. "Duhet ta rregullojmë infrastrukturën tonë," tha Habeck në prezantimin e manifestit të partisë së tij, duke vlerësuar se një ndryshim i infrastrukturës së vendit do të kushtonte qindra miliarda euro gjatë dekadës së ardhshme.

Përveç ekonomisë, çështje të tjera që do të dominojnë fushatën zgjedhore përfshijnë emigracionin dhe luftën në Ukrainë. Gjermania nën drejtimin e Scholz ka rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe është bërë mbështetësi i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës pas Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, Merz do të donte të shkonte më tej duke pajisur Kievin me raketa Taurus, një hap që Scholz frikësohet se mund ta tërheqë Berlinin në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat