PISA në alarm, bien rezultatet e nxënësve në Europë - OECD: Matematika dhe leximi në nivelin më të ulët të dekadës

Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA tregojnë një rënie të fortë të aftësive të nxënësve 15-vjeçarë në matematikë dhe lexim. Raporti më i fundit i OECD-së evidenton se performanca mesatare në vendet anëtare ka arritur nivelet më të ulëta të regjistruara.
Rënia më e theksuar është shënuar në lexim, ku rezultati mesatar ka rënë me 28 pikë mes viteve 2015 dhe 2025. Ekspertët e lidhin këtë prirje me rritjen e kohës para ekraneve, përdorimin e pajisjeve dixhitale dhe rënien e leximit për kënaqësi.
Në Bashkimin Europian, Spanja, Kroacia, Luksemburgu, Malta, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Bullgaria kanë rezultate nën mesataren e OECD-së në lexim, matematikë dhe shkencë. Në krye qëndrojnë Estonia, Finlanda, Irlanda, Austria, Polonia dhe Çekia.
Sipas OECD-së, shqetësues është fakti që po dobësohen pikërisht aftësitë që do të jenë më të rëndësishme në epokën e inteligjencës artificiale, si vlerësimi i informacionit, lidhja e burimeve të ndryshme dhe mendimi kritik.
Një tjetër faktor është përdorimi i tepërt i telefonave dhe pajisjeve dixhitale. Më shumë se një e katërta e nxënësve në vendet me të ardhura të larta thonë se shokët e tyre shpërqendrohen nga pajisjet gjatë shumicës së orëve të shkencës.
Por raporti thekson se teknologjia nuk është domosdoshmërish negative. Nxënësit që e përdorin për mësim rreth dy deri në tre orë në ditë kanë rezultate më të mira, ndërsa performanca bie kur përdorimi tejkalon këtë nivel.
Edhe përfshirja e prindërve rezulton të jetë vendimtare. Nxënësit që thonë se një familjar pyet të paktën një herë në javë për shkollën kanë shënuar rreth 35 pikë më shumë në testin e shkencës, ekuivalent me më shumë se një vit e gjysmë mësimi.
Në Europë, disa qeveri kanë premtuar masa konkrete. Franca dhe Spanja kanë vendosur fokusin te përmirësimi i leximit dhe matematikës, ndërsa Holanda pritet të prezantojë një plan të ri për të frenuar rënien e aftësive bazë.
Në testin e fundit morën pjesë më shumë se 760 mijë adoleshentë në dhjetëra vende. Rezultatet më të larta u regjistruan në Kinë, Singapor, Tajvan, Japoni dhe Korenë e Jugut.
“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar......
Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë
Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat......
Kredia studentore - Subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës
Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat e familjes tarifën e universitetit, apo shpenzimet e jetesësk, do të kenë sërish mundësi ti financojnë......
Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......
Ligj për “Made in Albania”? - Musabelliu: Drafti gati, mekanizma për nxitjen e eksporteve
Produktet dhe shërbimet shqiptare pritet të kenë një kuadër të posaçëm ligjor. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e ligjit “Made in......
Pasuritë sjellin më shumë - Qiratë e pronave të sekuestruara i afrohen 2 milionë eurove në 8 muaj
Shteti ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Të dhënat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të......
Durrësi zgjeron kanalizimet - Karakaçi: 85 milionë euro grant europian për impiantin dhe rrjetet e ujërave të ndotura
Kanë nisur në Durrës punimet për një nga projektet më të rëndësishme në sistemin e trajtimit të ujërave të ndotura. Investimi synon modernizimin dhe......
LNG, në “grackën” e Hormuzit - Katari dhe Emiratet kërkojnë rrugë alternative. Eksportet bien, kostot e transportit rriten
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet pika më e dobët për furnizimet globale me gaz të lëngshëm natyror. Gjashtë muaj pas bllokadës së rrugës detare, Katari......

