Pensionet, një “bombë me sahat”- Franca paguan rreth 400 mld euro/vit, reforma mund të “vrasë” një tjetër kryeministër
Kryeministri i Francës, François Bayrou, që do të përballet me një votëbesim javën e ardhshme, ka fajësuar rreth 19 milionë bashkëmoshatarët e tij mbi 60 vjeç, për rrënimin e financave të shtetit. Për këtë arsye, sipas analistëve, Bayrou po bien nga posti i kryeministrit, duke luftuar, pavarësisht se po lufton me të moshuarit. Popullsia në moshë pune përballet me “skllavërinë”, tha ai, sepse duhet të shlyejë “kreditë që janë marrë me lehtësi nga brezat e mëparshëm”.
Bayrou dëshiron të ndërmarrë shkurtime buxhetore me vlerën e 43.8 miliardë eurove, për të vënë nën kontroll shpenzimet buxhetore. Por, ai përballet me një parlament armiqësor, me të majtën dhe të djathtën që sinjalizojnë se do ta rrëzojnë atë, në një votëbesim që ka thirrur më 8 shtator. Sipas analistëve, shumë shpejt, rrugën e Francës, që është ekonomia e dytë me e madhe e Bashkimit Evropian, do ta ndjekë edhe pjesa tjetër e kontinentit.
Jo vetëm që financat e paqëndrueshme të Francës kërcënojnë ta fusin Evropën në një krizë borxhi, sikurse ndodhi edhe një dekadë e gjysmë më parë me Eurozonën, por problemet e vendit paralajmërojnë një fenomen që do të godasë pothuajse çdo vend evropian shumë shpejt: popullsia po plaket, që do të thotë se ka më pak punëtorë për të paguar një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Mënyra se si qeveritë do të përballen me këtë problem, mund të jetë sfida e epokës sonë.
I lindur në vitin 1951, Bayrou po fajëson bashkëmoshatarët e tij të brezit të ashtuquajtur “boomers”. Personat mbi 60 vjeç përbëjnë mbi një të katërtën e popullsisë së Francës, një përqindje që pritet të rritet 1/3 deri në vitin 2040. Ata ose po marrin pension ose janë gati ta marrin, duke ushtruar presionin mbi borxhin publik në rritje të Francës, i cili tani tejkalon 3.3 trilionë euro.
Kryeministri, aleat i Presidentit Emmanuel Macron, e ngriti reputacionin e tij duke këmbëngulur se nuk ka alternativë tjetër përveç një rruge të drejtësisë fiskale. Fatura vjetore e pensioneve të Francës prej 400 miliardë eurosh është e barabartë me 14% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Kostot parashikohet të rriten me 50 miliardë euro deri në vitin 2035, ndërsa një dekadë më vonë fatura do të jetë gjysmë trilion euro. Italia është i vetmi vend evropian që paguan një pjesë më të madhe për pensionet, në raport me ekonominë.
Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues/ KESH synon blerjen e 15 mijë ton karburant, hap tenderin
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 15 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundrues, që ndodhen në......
Borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve, 99 milionë euro/ 6-mujori, ulet stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore
Borxhet e pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve janë regjistruar në rritje përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të......
Blerjet e energjisë nga KESH/ Vit jo i favorshëm hidrik, fatura totale arrin në 159 mln euro
Situata jo e favorshme hidrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa procedura për blerje energjie në javët e fundit, me......
Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit
Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe......
Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......
Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga......
17 ton mallra pa faturë vetëm në një muaj/ Aksioni për faturat tek produktet bujqësore, 112 masa administrative
Gjatë muajit gusht, në të gjithë vendin janë identifikuar afro 17 ton mallra të pa shoqëruara me faturën fiskale. Referuar të dhënave të Drejtorisë së......
Vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani/ Ngrohja globale ka rritur ndjeshëm probabilitetin e temperaturave ekstreme
Britania e Madhe ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve zyrtare në vitin 1884 dhe tashmë rrezikon të përjetojë më shpesh të njëjtat kushte......





