Pasuria personale globale/ Cilat vende zotërojnë pjesën më të madhe në Evropë?
Sipas raportit të fundit të UBS (Union Bank of Switzerland) për pasurinë globale në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zotërojnë së bashku më shumë se gjysmën e pasurisë personale globale (54%). Ndërsa Evropa mban vetëm 22%, me pesë ekonomitë më të mëdha evropiane që dominojnë listën.
SHBA zë më shumë se një të tretën e totalit të pasurisë globale, konkretisht 34.7% apo 151 trilionë euro, ndërsa Kina renditet e dyta me 19.4%, përkatësisht 84.2 trilionë euro. Japonia ndjek në vend të tretë me 4.5% (19.7 trilionë euro). Raporti, që përfshin 56 shtete dhe tregje që përfaqësojnë mbi 92% të pasurisë globale, tregon se në fund të vitit 2024, pasuria personale në shkallë globale arriti në 435 trilionë euro.
Evropa, duke përfshirë BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Norvegjinë dhe Turqinë, zotëron 22.3% të totalit. Brenda kontinentit, Mbretëria e Bashkuar mban pjesën më të madhe të pasurisë globale me 3.84%, shumë pranë Gjermanisë me 3.76%. Franca ndjek me 3.3%, ndërsa Italia dhe Spanja plotësojnë pesëshen e parë evropiane. Këto pesë ekonomi kryesore së bashku përfaqësojnë 15.1% të pasurisë globale, më pak se Kina, që përbën 19.4%.
Është e rëndësishme të theksohet se këto shifra paraqesin pasurinë totale dhe pjesën që zë çdo vend në nivel global, por nuk tregojnë se cilët qytetarë janë më të pasur në nivel individual.
Sipas raportit, kombinimi i një popullsie të madhe dhe një niveli të lartë të pasurisë për person është arsyeja kryesore që SHBA mban rreth një të tretën e pasurisë globale. Ndërsa Pekini e ndjek me një të pestën falë popullsisë së madhe.
Në vitin 2024, Evropa Lindore regjistroi rritjen më të madhe të pasurisë personale, me mbi 12% krahasuar me një vit më parë, duke ia kaluar edhe Amerikës së Veriut. Rajoni shtoi 28,000 milionerë të rinj, një zgjerim prej 2.9%, duke u kthyer në një motor të fortë të bumit ekonomik. Ndërkohë, Evropa Perëndimore dhe Oqeania pësuan rënie me -1.5%, ndërsa Amerika Latine regjistroi tkurrjen më të madhe me -4.3%.

Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor......

“Do kompensojmë çdo dëm nga zjarret” - Rama: Qeveria po inventarizon dëmet, mbështesim rindërtimin e banesave
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, njoftoi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime nga zjarret që kanë përfshirë vendin......

Pushimet e verës po nxisin leximin - Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online
“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e......

“Konsumi familjar dhe investimet rritën ekonominë” - Themeli: Zhvillime pozitive, por rreziqet nga mjedisi i jashtëm mbeten të mëdha
Në tremujorin e dytë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar dhe se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.......

Plane vendore për energjinë dhe klimën - Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.......

30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi - Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më 20 nëntor
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin......

‘Mirënjohje për Forcat Komando’ - Rama: Pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe......

Vengu: Zjarrfikës nga Korça dhe Pusteci në ndihmë kundër flakëve në Skënderbegas të Gramshit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se “në Skënderbegas të Gramshit, çdo minutë ka rëndësi”. Ai informoi......