Pasuria e familjeve greke, mbi 1 trilion euro - Rimëkëmbja pas krizës sjell 200 miliardë euro shtesë

Pasuria e familjeve në Greqi ka pësuar një rimëkëmbje të jashtëzakonshme që nga viti 2022, me asetet që kanë rikuperuar një pjesë të madhe të humbjeve të shkaktuara gjatë krizës ekonomike dhjetëvjeçare. Të dhënat nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) tregojnë se pasuria e përgjithshme e familjeve tejkaloi 1 trilion euro në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011.
Në fillim të vitit 2018, kur ekonomia greke nisi të rimëkëmbej, pasuria totale bruto e familjeve ishte rreth 800 miliardë euro, me asetet jofinanciare, kryesisht prona dhe kapital biznesi, që përbënin 73% të totalit, ndërsa asetet financiare 27%.
Ndërsa në vitin 2025, pasuria totale është zgjeruar me më shumë se 200 miliardë euro, e nxitur nga rritja e vlerës së aseteve dhe, pjesërisht, nga krijimi i pasurisë së re, me asetet financiare që arritën 33% të totalit.
Të gjitha kategoritë e shtuan vlerën, por asetet financiare u rritën më shpejt, duke reflektuar përmirësimin e vlerësimeve të kreditit. Bizneset shënuan zgjerimin më të madh, të ndjekura nga fondet e investimit, obligacionet dhe aksionet e listuara, ndërsa depozitat dhe produktet e sigurimeve të jetës mbetën relativisht të qëndrueshme.
Për 90% të familjeve greke, pasuria vazhdon të jetë e përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme, si pasojë e nivelit të lartë të pronësisë së banesave në vend, e plotësuar nga depozitat dhe asetet financiare të bizneseve.
Midis 10% më të pasur të familjeve, asetet janë më të diversifikuara, me raportin mes pasurisë jofinanciare dhe asaj financiare të ngushtuar në 55% ndaj 45%. Ndërsa instrumentet financiare si obligacionet, aksionet, fondet e investimit dhe sigurimet e jetës përfaqësojnë 13% të pasurisë së tyre totale.
Shtetet e pasura po tërhiqen nga zhvillimi global - Studimi: Reduktohen ndihmat financiare. Në fokus, forcimi i mbrojtjes
Shumë nga vendet më të pasura të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, po tërhiqen nga angazhimet e tyre për zhvillim global, sipas një......
Miratohet në parim Projektbuxheti 2026 - Me 83 vota të mazhorancës. Nis diskutimi nen për nen në komisione
Në një seancë maratonë, që zgjati rreth 16 orë, Kuvendi miratoi në parim me 83 votat e deputetëve të mazhorancës projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa 32......
Reshjet e dendura të shiut, Mbrojtja Civile: Ja se si paraqitet situata në çdo qark
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT Prej orësh strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga......
Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.2%/ Renditemi me normën më të ulët të rritjes se rajoni dhe Europa
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit......
Balluku: Nuk komentoj çështje në hetim - Zv.kryeministrja reagon për akuzat e SPAK: S’do e shaj kurrë drejtësinë e re
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë pas komunikimit të akuzës së SPAK për......
Rekomandimet e Këshillit të Investimeve - Bizneset e vogla dhe të mesme në fokus të financave të qëndrueshme
Progres i rekomandimeve të Këshillit të Investimeve për periudhën janar-qershor 2025 tregon hapa të rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të......
“Paketa Fiskale, shansi i fundit për debitorët” - Malaj: Nuk është amnisti. Mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara
Me projektligjin e faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara. Kështu është shprehur Ministri i......
Cilët janë sektorët që financohen nga buxheti 8.9 mld euro? - Politikat sociale, infrastruktura dhe ushtria, marrin vëmendjen kryesore
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal......





