Parlamenti gjerman miraton buxhetin 2026 - Më shumë fonde për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë

Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin. Dokumenti u miratua me votat e koalicionit qeverisës, konservatorëve CDU/CSU dhe social-demokratëve.
Në buxhetin bazë parashikohen shpenzime prej 524.5 miliardë euro. Kësaj shume u shtohen shpenzimet për fondet speciale për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik, si dhe për Forcat e Armatosura Gjermane, që do të financohen nga marrja e kredive.
Kështu, borxhi i ri i Gjermanisë do të arrijë vitin e ardhshëm në më shumë se 180 miliardë euro. Ky është borxhi i dytë më i lartë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ministri federal i Financave, Lars Klingbeil, tha se "ky buxhet parashikon edhe rekord investimesh”. Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 197 miliarde euro, do të shkojë në sektorin e punës dhe të çështjeve sociale, sidomos për pensionet.
Në vendin e dytë për sa i përket financimeve, renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila do të marrë rreth 108 miliardë euro. Ky është buxheti më i lartë i Gjermanisë për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë. Një pjesë e madhe e parave do të shkojë për pajisje dhe municione ushtarake.
Buxheti për Ministrinë e Bashkëpunimit për Zhvillimin do të reduktohet në 10.06 miliardë euro, kjo është shuma më e vogël në buxhetin e përgjithshëm të Gjermanisë në 15 vitet e fundit.
Ukrainës do t'i jepen në vitin 2026 ndihma në vlerë prej 11.5 miliardë euro.
Buxheti me investimet më të larta do të jetë ai i Ministrisë së Transportit. Për investime të mëdha në rrugë, ura dhe hekurudha do të jepen 14 miliardë euro nga buxheti i rregullt, si dhe 21 miliardë euro nga fondi special për infrastrukturën.
Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në muajin tetor - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon trendin rritës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një rritje të ndjeshme të pasagjerëve gjatë 2025-ës, duke arritur një rekord në muajin tetor me 1 milion e 48......
Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......
Jo kujdes shëndetësor falas për pensionistët e huaj - Franca synon t'i japë fund “parajsës” nga vendet jashtë BE-së
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë të kalojnë pensionin e tyre nën diell në Rivierën Franceze mund të duhet të rishqyrtojnë planet e tyre nëse kujdesi......
Nis funksionimi i sistemit “Safe City” - Testim 1-mujor për drejtuesit e mjeteve në Maqedoninë e Veriut
Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut nis funksionimin sistemi “Safe City” fillimisht në qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa, në të......
Mosha e daljes në pension do të rritet - Raporti i OECD: Do të përshpejtohet plakja e popullsisë
Mosha mesatare e daljes në pension në vendet e OECD-së do të rritet nga 63.9 dhe 64.7 vjeç, përkatësisht, për gratë dhe burrat që dolën në pension në vitin......
Zviceranët refuzojnë taksën për super të pasurit - 2,500 taksapagues në vend kanë asete me vlerë mbi 50 milionë franga
Zvicra të dielën hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një taksë të propozuar prej 50% mbi pasuritë e trashëguara prej 50 milionë frangash zvicerane (62 milionë......
Të ardhurat nga taksat rriten me 10.7 mld euro - Sa do të paguajnë familjet dhe bizneset greke në 4 vitet e ardhshme?
Një rritje prej 10.73 miliardë eurosh pritet të regjistrohet në të ardhurat tatimore në Greqi gjatë katër viteve të ardhshme, duke arritur në 82 miliardë......
''Do të sjellim në Shqipëri një ndër ekselencat më prestigjioze të shërbimit spitalor''/ Rama: Në fillim të 2026 vjen në Shqipëri kryeministri i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Doha të Katarit, ku u prit nga kryeministri Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, do të pasohet në fillim të vitit......





