Europa Postuar më 20 Mars 2025, 16:25

Parashikohen rreziqe fiskale afatmesme për Greqinë - Raporti I BE tregon rënie të borxhit, por nuk mungojnë sfidat

Nga Kristi Ceta

Parashikohen rreziqe fiskale afatmesme për Greqinë - Raporti I BE

Komisioni Evropian identifikon rreziqe të larta për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të Greqisë në "Raportin e monitorimit të qëndrueshmërisë së borxhit publik" për vendet anëtare të BE-së. Në të kundërt, rreziqet afatshkurtra dhe afatgjata karakterizohen si të ulëta.

Më konkretisht, përsa i përket periudhës afatmesme dhe sipas skenarit bazë për zhvillimet fiskale të shqyrtuar në raport, borxhi parashikohet të ulet, por të mbetet i lartë në periudhën afatmesme, duke arritur rreth 119% të PBB-së në vitin 2035.

Ulja e raportit të borxhit publik bazohet në supozimin e një suficiti primar strukturor prej 1.7% të PBB-së pas vitit 2025, me politikë fiskale të pandryshuar nga viti 2026, duke përjashtuar ndryshimet në kostot e plakjes.

Ulja e borxhit përfiton gjithashtu nga një tjetër efekt i favorshëm gjatë vitit 2034. Nevojat për financim bruto të qeverisë priten të bien deri në vitin 2027, përpara se të rriten në rreth 14% të PBB-së në 2035.

Për sa u përket rreziqeve fiskale afatshkurtra, të cilat vlerësohen në përgjithësi si të ulëta, ky vlerësim vjen ngaqë nevojat për financim bruto të qeverisë pritet të mbeten të ulëta, në rreth 10% të PBB-së në periudhën 2025-2026, ndërkohë që Greqia ruan vlerësimin e kreditit të klasës së investimeve në tre nga katër agjencitë kryesore të vlerësimit.

Për sa i përket periudhës afatgjatë, ku parashikohen edhe rreziqe të ulëta të qëndrueshmërisë fiskale, vlerësohet se Greqia nuk do të ketë nevojë të përmirësojë balancën parësore strukturore në krahasim me skenarin bazë për të siguruar stabilizimin e borxhit në terma afatgjatë.

Megjithatë, sipas Komisionit, duhet të merren parasysh edhe disa faktorë shtesë që rrisin rrezikun fiskal, të cilët lidhen, së pari, me garancitë shtetërore dhe së dyti, me kreditë me probleme në sektorin bankar. Ndonëse pesha e tyre ka rënë ndjeshëm në vitet e mëparshme, ajo mbetet në nivelin më të lartë në BE. Një tjetër faktor janë çështjet gjyqësore të pazgjidhura ndaj shtetit që kanë implikime të mundshme fiskale.

Megjithatë, sipas Raportit, ka edhe faktorë zbutës të rrezikut që lidhen me strukturën e borxhit. Së pari, pjesën më të madhe të borxhit e mbajnë ende huadhënësit zyrtarë me norma interesi të ulëta. Së dyti, struktura e borxhit është veçanërisht e vjetëruar (krahasuar me shtetet anëtare homologe) dhe, së treti, fakti që borxhi publik është në euro përjashton rreziqet e kursit të këmbimit.

Përveç skenarit bazë, Komisioni shqyrtoi edhe skenarët e evolucionit të borxhit në situata më ekstreme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat