Paketa e BE për të nxitur rritjen ekonomike - Blloku miraton një politikë fiskale “shtrënguese” vitin e ardhshëm
Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) prezantoi paketën e vjeshtës për të udhëhequr rritjen ekonomike, duke nënvizuar se eurozona do të miratojë një politikë fiskale më shtrënguese në vitin 2025. Gjithashtu, blloku do të nisë procedurat e deficitit të tepruar për tetë shtete anëtare, duke përfshirë Francën dhe Italinë.
Paketa është pjesë e kuadrit të ri të qeverisjes ekonomike të BE-së që u vendos në prill dhe përdor një tregues të vetëm operacional, rrugën e shpenzimeve neto shumëvjeçare të çdo shteti anëtar që përfshin objektivat fiskalë, reformuese dhe investuese. Në të thuhet se situata fiskale në eurozonë pritet të shtrëngohet lehtë në vitin 2025 dhe perspektiva për rritjen ekonomike mbetet sfiduese.
Parashikimi projekton që rritja të rikuperohet gradualisht, e nxitur nga kërkesat e brendshme, ndërsa inflacioni do të bjerë dhe tregu i punës do të mbetet i fortë, por tensionet gjeopolitike dhe pasiguria do të jenë prezente në horizont.
Paketa thekson se disa vende të BE-së kanë rritur ndjeshëm borxhin publik dhe kanë çuar deficitet e tyre fiskale në nivele më të larta, në mënyrë që të rikuperohen nga kriza energjetike e pësuar gjatë konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë që shpërtheu në fillim të vitit 2022.
Plani përfshin një procedurë të deficitit të tepruar ndaj tetë vendeve anëtare, përkatësisht ndaj Belgjikës, Francës, Hungarisë, Italisë, Maltës, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Këtyre vendeve u kërkohet të ndërmarrin veprime efektive për të reduktuar deficitet e tyre brenda një periudhe të caktuar kohore, ose rrezikojnë të gjobiten.
Procedura e deficitit të tepërt është i ashtuquajturi "krahu korrigjues" i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, i cili përcakton se deficiti fiskal vjetor i një shteti anëtar të BE-së nuk duhet të kalojë 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe borxhi publik nuk duhet të kalojë 60 për qind të PBB-së.
Komisioni deri më tani ka marrë plane afatmesme nga 22 prej 27 shteteve anëtare të bllokut dhe ka përfunduar vlerësimin për 21 nga planet e paraqitura. Ai vlerësoi se 20 prej tyre plotësojnë kërkesat, ndwrsa projekt-plani buxhetor i Holandës për vitin 2025 dhe plani financiar afatmesëm nuk u miratuan, pasi vendi planifikon një rritje mesatare të shpenzimeve neto prej 4.2 për qind gjatë viteve 2025-2028, më e lartë se kufiri prej 3.2 për qind i parashikuar nga Komisioni.
Sondazh
Qeveria, financim familjeve për ngrohjen dhe ftohjen - Miratohen 4 skemat e mbështetjes për instalimin e paneleve, pompave apo ngrohjes qendrore
Familjet shqiptare do të ndihmohen me fonde buxhetore për të instaluar burime të rinovueshme energjie për ngrohje dhe ftohje. Qeveria ka miratuar 4 skema......
Vija bregdetare e Durrësit do të zgjerohet - Investim 583 mln lekë për rehabilitimin e plazhit dhe rritjen e turizmit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërhyrje në rigjenerimin urban, mbrojtjen detare në zonën bregdetare, me objekt riprofilimi dhe mbushja me......
Pronësia mbi tokën/ 3 mln kartela, në proces digjitalizimi - Dokumenti, afati deri në Qershor 2026. Zgjidhen mbivendosjet
Mosmarrëveshjet për tokën, pretendimet për mbivendosje dhe infrastruktura e pamjaftueshme, paraqesin sfida të vazhdueshme për menaxhimin efektiv të tokës, ......
‘Qeverisja e Europës’, PE miraton përbërjen e Komisionit Europian me 370 vota pro
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet......
Pse kërcënimi i Trump për të vendosur tarifa mund të jetë i kushtueshëm për konsumatorët amerikanë?
Nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% për çdo gjë të importuar nga Meksika dhe Kanadaja, rritjet e......
Përfshirja në SEPA, Natasha Ahmetaj: Garë e hapur për bankat e nivelit të dytë
Antarësimi në SEPA nuk është një përfitim vetëm për qytetarët që shkëmbejnë pagesa në euro. Edhe biznesi bankar pritet të jetë një përfitues i rëndësishëm......
Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025
Pas vendimit për anëtarësimin e Shqipërisë në zonën e pagesave SEPA, duhen gjashtë muaj kohë për zbatimin praktik. Zëvendës guvernatorja e Bankës së......
SEPA, Natasha Ahmetaj: Përfitimi vjetor mund të shkojë 100 milionë euro
Sipas përllogaritjeve paraprake përfitimi i përfshirjes së vendit tonë në sistemin e pagesave në euro SEPA mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit.......