Pagesa “cash”, apo me kartë? - Vendet që përdorin më shumë paratë fizike në Evropë
Sipas një ankete të Bankës Qendrore Evropiane, përqindja e pagesave me para në dorë vazhdon të bjerë, ndërsa përdorimi i metodave digjitale po zgjerohet. Por gjithsesi, kartëmonedhat dhe monedhat vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik. Në zonën euro, rreth 52% e transaksioneve janë kryer me para “cash” në vitin 2024. Megjithat, kjo përqindje është më e ulët në vlerë, vetëm 39% e totalit të transaksioneve.
Nga 20 vendet e zonës euro, në 14 prej tyre paraja fizike është metoda më e përdorur e pagesës; në rreth gjysmën e tyre ajo përbën midis 45% dhe 55% të transaksioneve, sipas numrit të tyre. Shifrat ndryshojnë ndjeshëm nga vendi në vend. Në Holandë, vetëm 22% e transaksioneve bëhen me “cash”, ndërsa në Maltë ky numër shkon deri në 67%.
Në shtetet e jugut dhe lindjes së Evropës, përdorimi i kartëmonedhave është veçanërisht i lartë. Italia raporton që 61% e transaksioneve bëhen me para fizike, Spanja 57%, dhe Sllovenia 64%.
Ndërkohë, vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore po udhëhiqen gjithnjë e më qartë nga pagesat digjitale. Holanda kryen vetëm (22%) të pagesave me “cash”, Finlanda (27%), Luksemburgu (37%), Belgjika (39%) dhe Franca (43%).
Në vlerë monetare, përqindja e parasë fizike në zonën euro është 39%, por varion në varësi të vendit, nga vetëm 17% në Holandë deri në 59% në Lituani. Shtetet që mbështeten më së shumti te pagesat “cash” përfshijnë Lituaninë (59%), Sllovakinë (56%), Slloveninë (56%), Austrinë (56%) dhe Maltën (54%).
Ndërsa shtetet që e përdorin më pak paranë fizike janë Holanda (17%), Finlanda (28%), Luksemburgu (29%), Gjermania (30%) dhe Franca (34%).
Këto të dhëna tregojnë se, kur vlerësohet sipas shumës së transaksioneve, pagesat “cash” kanë ende peshë të konsiderueshme në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore. Por në Evropën Veriore dhe Perëndimore, shoqëritë po pranojnë në mënyrë graduale mënyra më moderne si transaksionet digjitale.

Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve: 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë......

Historike, Shqipëria nis pagesat me SEPA - Maksimumi 3 euro komision për remitancat. Miliona euro kursime për shqiptarët
Nga 7 tetori, çdo emigrant shqiptar mund t'i dërgojë para familjes së tij në Shqipëri duke përdorur SEPA. Po ashtu, edhe shqiptarët brenda vendit mund të......

Ushqimet, barra kryesore e buxhetit familjar/ Rritje e ndjeshme për mobilim, transport dhe akomodim
Në vitin 2024, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një njësie ekonomike familjare (NjEF), e përbërë mesatarisht nga 3.1 persona, arritën në 93,042 lekë,......

“Shqipëria 2030”/ Spiropali: Diplomacia ekonomike, pjesë kyçe e vizionit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka theksuar se diplomacia ekonomike mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër......

Ministri Salla në UBT: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës......

“Studentët, akses të kufizuar në financë” - Tafa: Ka disa produkte të dizenjuara për ta, por edhe ndërgjegjësimi financiar është i ulët
Aksesi i studentëve në financë mbetet i kufizuar. Pavarësisht se bankat tregtare ofrojnë disa produkte financiare posaçërisht për ta, ndërgjegjësimi mbi......

Cilat janë kostot e riciklimit drejt tregut europian? - Baltëza: Problem ndarja e mbetjeve në burim, ligji ekziston që në 1995
Sektori i riciklimit në Shqipëri mbetet një nga sektorët që has vështirësi në përmbushjen e standardeve të BE. Në një intervistë për Scan Tv, një ndër......

Prezantohet struktura dhe zv/kryetarët e rinj të Bashkisë Fier - Zv/kryeministrja, Belinda Balluku: Qytetarët, më afër administratës lokale
Tashmë Bashkia e Fierit ka një strukturë të re, si dhe katër nënkryetarë të rinj. Në prezantimin e tyre ishte e pranishme zv/kryeministrja, njëherësh......