Europa Postuar më 2 Janar 2025, 11:16

Numri i të punësuarve arrin rekord historik - Gjemania regjistron shifrat më të larta që pas bashkimit

Nga Kristi Ceta

Numri i të punësuarve arrin rekord historik - Gjemania regjistron

Në vitin 2024, Gjermania arriti një nivel rekord prej 46.1 milionë të punësuarish, duke u rritur me 72,000 krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje u ndihmua nga emigrantët dhe pjesëmarrja më e lartë e popullsisë vendase, me sektorin e shërbimeve që dha kontributin kryesor.

Në vitin 2024, Gjermania kishte rreth 46.1 milionë të punësuar në një mesatare vjetore, numri më i lartë që nga bashkimi i vendit, njoftoi zyra e statistikave.

Numri mesatar i të punësuar në vitin që lamë pas u rrit me 72,000 në krahasim me 2023, sipas burimeve zyrtare.

Me përjashtim të vitit pandemik 2020, numri i të punësuarve është rritur vazhdimisht që nga viti 2006. Megjithatë, ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm që nga mesi i vitit 2022.

Rritja prej 72,000 personash të punësuar në vitin 2024 pason një rritje më të madhe prej 622,000 në 2022 dhe 336,000 në 2023, treguan të dhënat nga zyra e statistikave.

Ashtu si në vitet e mëparshme, rritja e punësimit në vitin 2024 erdhi për shkak të emigrimit të punëtorëve të huaj dhe pjesëmarrjes më të lartë të fuqisë punëtore të popullsisë vendase. Sipas burimeve, këto dy kontribute kompensojnë efektet zbutëse të ndryshimeve demografike.

Sektori i shërbimeve ka qenë i vetmi kontribuues në rritjen e numrit të përgjithshëm të personave të punësuar në vitin 2024, me 75.5% të gjithë totalit që punojnë në këtë sektor.

Në industri, numri i të punësuarve ra me 50,000 dhe numri i punëtorëve në industrinë e ndërtimit ra me 28,000, treguan të dhënat zyrtare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat