Europa Postuar më 14 Shkurt 2026, 12:03

“Nuk besojmë te tarifat, por te tregtia e lirë”/ Merz: Hendek mes Evropës e SHBA-ve, NATO aleanca më e fortë

Nga Scan TV

“Nuk besojmë te tarifat, por te tregtia e lirë”/ Merz:

Rreth 50 udhëheqës botërorë morrën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në një moment kur arkitektura e sigurisë globale po përballet me tensione të reja dhe pasiguri mbi rolin e SHBA-së në mbrojtjen kolektive.

Në fokus të diskutimeve, ishte e ardhmja e mbrojtjes evropiane dhe marrëdhënia transatlantike, ndërsa angazhimet e Shtetet e Bashkuara ndaj NATO-s janë vënë në pikëpyetje në klimën e re politike.

Duke folur nga Mynihu, kancelari gjerman Friedrich Merz, deklaroi se ekziston një hendek mes Evropës dhe SHBA-ve, duke e cilësuar këtë si një “të vërtetë të pakëndshme”.

Ai theksoi se Evropa nuk ndan të njëjtën qasje me lëvizjen MAGA në SHBA, duke nënvizuar se kontinenti mbetet i përkushtuar ndaj tregtisë së lirë, bashkëpunimit shumëpalësh dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Sipas Merz, liria e fjalës nuk mund të përdoret kundër Kushtetutës apo vlerave themelore demokratike.

Kancelari gjerman, rikonfirmoi angazhimin e Evropës ndaj marrëveshjeve për klimën dhe ndaj Organizata Botërore e Shëndetësisë-s, duke theksuar se sfidat globale, nga ndryshimet klimatike te siguria shëndetësore, kërkojnë zgjidhje të përbashkëta.

Në fjalën e tij, Merz bëri apel për riparimin dhe ringjalljen e besimit transatlantik, duke kujtuar se për tre breza, NATO ka qenë aleanca më e fortë falë partneritetit mes Evropës dhe SHBA-ve. Në një epokë rivaliteti mes fuqive të mëdha theksoi ai, asnjë vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk mund të veprojë i vetëm.

Mesazhi nga Mynihu ishte i qartë: Evropa kërkon më shumë autonomi strategjike, por jo ndarje nga aleanca historike. Demokracitë, sipas Merz, nuk mbështeten te ndjekësit, por te partnerët dhe aleatët.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat