Europa Postuar më 30 Nëntor 2024, 16:45

Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit - Presidenti Macron viziton katedralen e rindërtuar

Nga SCAN TV

Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit - Presidenti Macron viziton katedralen e

Katedralja “Notre-Dame’’ në Paris do të hapë dyert e saj më datë 7 dhjetor. Ajo konsiderohet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë Katolike jo vetëm në Francë, por dhe në botë.

Para zjarrit, ajo mirëpriste mesatarisht dymbëdhjetë milionë vizitorë në vit nga e gjithë bota.

Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame u mbyll përkohësisht.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vizituar këtë Katedrale, për t’i treguar botës se ajo është restauruar. Rihapja do të fillojë të shtunën e ardhshme.

Rreth 840 milionë euro donacione janë marrë nga e gjithë bota për rinovimin e Katedrales së famshme. Kujtojmë se qeveria shqiptare, dhuroi 100 mijë euro si kontribut në rikonstruktimin e katedrales së djegur.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat