Europa Postuar më 14 Janar 2025, 12:55

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024

Nga Kristi Ceta

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124

Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të qëndrueshme në të ardhmen e afërt. Prodhimi i gazit arriti kulmin në 124 miliardë metra kub standard në 2024, duke tejkaluar totalin prej 122.8 miliardësh në 2022.

Këto shifra theksojnë se gazi i Norvegjisë është bërë akoma më i rëndësishëm që pas ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia përmes Ukrainës. Ky prodhim parashikohet të ruajë vrullin përpara një rënieje graduale drejt fundit të viteve 2020.

Për të zbutur rënien e parashikuar të prodhimit, institucioni shtetëror thekson rëndësinë e kërkimit të vazhdueshëm pranë infrastrukturës ekzistuese dhe në zonat e reja kufitare. Për më tepër, investimet e mëtejshme në zbulime dhe infrastrukturë konsiderohen vendimtare.

Investimet në naftën dhe gazin norvegjez parashikohen të arrijnë në 23 miliardë dollarë këtë vit, një rritje prej 2.5% nga viti i kaluar.

Aktivitetet e eksplorimit në vitin 2024 gjithashtu mbetën të larta, me zbulime të shumta të vogla që po vlerësohen për zhvillimin e mundshëm. Norvegjia parashikon rreth 40 puse eksploruese këtë vit në Detin e Veriut, Detin Norvegjez dhe Detin Barents.

Që nga viti 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka bërë thirrje për t'i dhënë fund të gjitha projekteve të reja të kërkimit të naftës, në një përpjekje për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius nga epoka paraindustriale.

Agjencia pret që kërkesa për të gjitha lëndët djegëse fosile, naftë, gaz dhe qymyr, të arrijë kulmin në vitet e ardhshme, falë rritjes së energjive të gjelbra dhe makinave elektrike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat