Europa Postuar më 11 Nëntor 2024, 18:48

Nivel rekord lejesh qëndrimi të lëshuara në BE për shtetasit e vendeve të treta: Kush merr më shumë dhe pse?

Nga Edel Strazimiri

Nivel rekord lejesh qëndrimi të lëshuara në BE për

Vendet e BE-së lëshuan një rekord 3.7 milionë leje qëndrimi për shtetasit e tretë në vitin 2023, numri më i lartë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave, në 2013.

Lejet e para të qëndrimit lejojnë shtetasit e huaj të jetojnë në një vend të caktuar për një periudhë të caktuar kohore dhe për një qëllim të caktuar si puna, studimi, familja ose arsye humanitare.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023 shtetasit ukrainas morën më shumë leje (307,313), të ndjekur nga bjellorusët (281,279) dhe indianët (207,966).

Rusët përbënin gjithashtu një pjesë të konsiderueshme, me 116,142 leje të lëshuara në total, shumica prej tyre për arsye familjare.

Nivel rekord lejesh qëndrimi të lëshuara në BE për

Lejet e punës përbënin 33,8% të totalit, të ndjekura nga arsyet familjare (26,4%), “humanitare dhe arsye të tjera” (25,6%) dhe arsimi (14,3%).

Arsimi pa kërcimin më të madh në leje nga viti 2022 (+63 674), me indianët (38 157), kinezët (35,620) dhe amerikanët (26,821) që morën shumicën e tyre.

Marokenët kryesojnë me shumicë dërrmuese listën e lejeve për arsye familjare, duke zënë më shumë se 50% të tyre, ndërsa bjellorusët (148,957), sirianë (127 043), afganët (97,339) dhe ukrainasit (53,186) morën lejet më të shumta humanitare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat