Nëntë banka evropiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha
Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me shtatë banka të tjera evropiane, do të themelojnë një kompani që do të emetojë një kriptovalutë “të denominuar në euro” dhe të mbuluar me asete tradicionale financiare. Përveç UniCredit dhe Raiffeisen Bank International, grupi përfshin edhe bankën belge KBC, bankën daneze Danske Bank, gjermane DekaBank, suedeze SEB dhe spanjolle CaixaBank, ndërsa është e mundur që t’i bashkohen edhe banka të tjera.
Selia e kompanisë së re do të jetë në Holandë dhe do të funksionojë me licencë dhe nën mbikëqyrjen e bankës qendrore holandeze si një institucion i parasë elektronike.
Emetimi i kriptovalutës së mbuluar me asete tradicionale dhe “të denominuar në euro” është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2026 dhe do të jetë në përputhje me rregulloret e BE-së për tregjet e kripto-aseteve, duke mundësuar pagesa të shpejta e me kosto të ulët.
Emetuesit lidhin paratë digjitale me monedha standarde si dollari apo euro, por dhe me arin dhe argjendin, për të shmangur luhatjet e papritura të vlerës.
Kriptovaluta ofron potencial për transaksione ndërkufitare efikase, pagesa automatike dhe përmirësime në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit e në përpunimin e aseteve digjitale.
Një nxitje shtesë për emetimin e kriptovalutave ka ardhur nga SHBA, pasi presidenti Trump përmes “Ligjit GENIUS”, kërkoi që çdo kriptovalutë e re të mbulohet 100 për qind me asete likuide si dollari apo obligacionet afatshkurtra shtetërore.
Konsorciumi prej nëntë bankash evropiane thekson se synon të krijojë një alternativë evropiane ndaj tregjeve të kriptovalutave, të cilat aktualisht dominohen nga SHBA. Me këtë hap synohet forcimi i autonomise strategjike të Evropës në fushën e pagesave.

Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Shqipëria ka siguruar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas një vendimi unanim që e zgjodhi deputeten shqiptare,......

Fushatë kundër informalitetit, Tatimet shpjegojnë dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata tatimore u kërkon qytetarëve dhe tatimpaguesve të jenë bashkëpunues në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave. Me anë të një......

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori: Legjislacioni është harmonizuar 100% me BE
Shqipëria është në proces integrimi në BE dhe bizneset do të jenë ndër aktorët kryesorë që duhet të përshtaten me rregullat, standardet dhe konkurrencën e......

PBB zgjerohet me 3.51% në tremujorin e dytë/ Administrata, tregtia dhe turizmi stimuluan rritjen ekonomike
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......

Korridori i VIII energjetik - Programi qeverisës: Ndërtimi i linjës nënujore me Italinë nis brenda këtij mandati
“Ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit Shqipëri–Itali do të nisë brenda këtij mandati qeverisës”. Objektivi është parashikuar në programin e miratuar......

Shqiptarët nuk i “ndahen” euros edhe në kursime - BSH: Depozitat në paranë e gjerë, 1.43 trilionë lekë. Ato në valutë, rritjen më të madhe
Shqiptarët nuk i ndahen euros edhe kur vjen çështja te kursimet, pasi shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave......

“Kufizimet” nuk e ndalin kredinë për blerje banese/ Gushti shënon rritje për individët, huaja për bizneset vijon tkurrjen
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të......

“Shqipëria, lider në rajon për teknologjinë e shkencën” - Kryeministri Rama, në Kongresin e Nanoteknologjisë: Programe për sistemet digjitale
Është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, si një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi......