Negociatat nuk japin rezultat - Tarifat 39% “peshojnë” mbi eksportet zvicerane në SHBA
Zvicra do të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump vendosi tarifa dërrmuese për importet nga Zyrihu, që kërcënojnë t’i shkaktojnë dëme serioze ekonomisë së saj.
Taksa prej 39% për importet, një nga më të lartat të vendosura ndonjëherë nga Trump në kuadër të riorganizimit të tij tregtar global, hyri në fuqi të premten, pasi një përpjekje e minutës së fundit nga zyrtarët zviceranë nuk arriti të siguronte një marrëveshje më të favorshme.
Tarifat pritet të kufizojnë ndjeshëm aksesin e vendit të vogël alpin në tregun amerikan, që është ndër më të rëndësishmit për eksportet e orëve Swatch, Rolex dhe Patek Philippe, si dhe për djathërat dhe çokollatat cilësore.
SHBA është gjithashtu tregu më i madh për barnat farmaceutike zvicerane, me vlerë 35 miliardë dollarë vitin e kaluar, të prodhuara nga kompani si Roche dhe Novartis, ndonëse këto eksporte nuk janë aktualisht të përfshira në normën 39%.
“Këshilli Federal do të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar situatën doganore. Do të luftojë për këtë,” tha presidentja Karin Keller-Sutter para gazetarëve, pas një takimi urgjent të Këshillit Federal me 7 anëtarë.
Keller-Sutter u largua nga Uashingtoni të mërkurën pa një marrëveshje, pas një udhëtimi të organizuar me nxitim, gjatë të cilit nuk u takua me Trump apo ndonjë nga përfaqësuesit e tij kryesorë për tregtinë, sipas dy burimeve. Propozimi i saj për një normë tarife prej 10% u refuzua nga zyrtarët amerikanë, shtoi një prej burimeve.
Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, paralajmëroi se “në fund, mund të kesh marrëveshjen më të mirë të mundshme me Departamentin A, me dy ose tre departamente. Por Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet ta miratojë atë dhe të japë mendimin e tij. Dhe më pas është ai që vendos,” u shpreh zyrtari.

Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë - Rritja e punësimit, sfidë ekonomike. Malaj: Ecuri pozitive
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një ecuri pozitive, duke reflektuar përmirësimin e tregut të punës dhe......

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? - Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike
Gjatë vitit të fundit, valët e nxehtësisë kanë goditur rëndë shumë pjesë të botës, duke thyer rekorde të larta e duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve. Në......

Në Himarë, prioritet infrastruktura rurale - Tender 200 milion lekë për rrugën e Athalit
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së Athalit. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 200 milionë......

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve - Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore
Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për......

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Qytetarët mund të ndjekin online gjithë linjën që ata përshkojnë!
Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në......

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit
Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër. Sipas dokumentit, zhvillimi i......

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier
21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 3 janë ende aktive sipas......

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti
Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik......