Europa Postuar më 8 Dhjetor 2025, 12:19

Në tetor prodhimi industrial gjerman u rrit më shumë se sa pritej - Porositë për prodhime industriale gjermane u rritën me 1.5 për qind

Nga Scan TV

Në tetor prodhimi industrial gjerman u rrit më shumë se sa pritej

Prodhimi industrial gjerman u rrit shumë më tepër se sa pritej në tetor, por ekonomistët nuk shohin shenja të një rritjeje më të gjerë, pasi vështirësitë strukturore do të vazhdojnë të kenë ndikimin e tyre mbi bizneset. Prodhimi industrial u rrit me 1.8% krahasuar me muajin e kaluar, në një kohë që analistët kishin parashikuar një rritje prej 0.4%. Edhe pse kjo është rritja e dytë mujore radhazi, ekspertët e ekonomisë gjermane thonë se ende nuk ka arsye për të qenë të sigurt për sektorin i cili ka rënë ndjeshëm këtë vit.

Nivelet e kostove në Gjermani janë të larta krahasuar me standardet ndërkombëtare dhe marrja e porosive mbetet e dobët, thanë ekspertët. Sipas tyre “kjo i zbeh shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë".

Sipas statistikave prodhimi në tetor ishte ende 0.9% nën nivelin e tij para rënies së madhe në gusht dhe rreth 9% nën kulmin e tij në shkurt 2023.

Sektori i ndërtimit dha një kontribut të konsiderueshëm, me prodhimin që u rrit me 3.3% në muaj. Sektori i prodhimit, i cili përjashton prodhimin e energjisë dhe ndërtimin, gjithashtu pa një rritje të dukshme prej 1.5%.

Zyra e statistikave gjermane shtoi se prodhimi në shtator u rrit me 1.1% krahasuar me gushtin. Rritja në tetor vetëm sa ka kompensuar rënien e ndjeshme të verës, që do të thotë se prodhimi vazhdon të lëvizë, thanë ekspertët.

Porositë industriale gjermane u rritën me 1.5% krahasuar me muajin e kaluar në bazë të rregulluar sezonalisht dhe kalendarik, tha të premten zyra federale e statistikave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat