Në kërkim të pavarësisë bërthamore - BE, 240 miliardë euro për t’u shkëputur nga energjia ruse
Pasi ka nisur reduktimin e varësisë nga hidrokarburet ruse, Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së të gjitha lidhjeve energjetike me fqinjin e saj, duke përfshirë energjinë bërthamore. Megjithatë, kjo është një iniciativë jashtëzakonisht e vështirë, nëse jo e pamundur, dhe jo vetëm sepse Rusia përbën 55% të pasurimit global të uraniumit. Kjo vjen në një kohë kur ka pasur interes të ripërtërirë për energjinë bërthamore, si një formë e burimeve të pastra.
Sipas zyrtarëve të Komisionit që folën me Financial Times në kushte anonimiteti, qëllimi ideal i BE-së do të ishte të sigurohej që sektori evropian i energjisë bërthamore të mos importojë asgjë nga Rusia deri në vitin 2030.
Megjithatë, që BE të jetë në gjendje të sigurojë zinxhirin e vet të furnizimit me energji bërthamore vendase, do të nevojiten investime prej 241 miliardë eurosh. Objektivi është jashtëzakonisht i vështirë, pasi blloku varet nga Rusia për 20-25% të uraniumit që përdor. Për sa u përket reaktorëve të vendosur në vendet evropiane, ata arrijnë një total prej 101, nga të cilët 19 janë të modelit sovjetik. Reaktorët e BE-së shpesh kanë nevojë për pjesë këmbimi nga Rusia, sepse njohuritë ruse në këtë sektor janë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tyre.
Kalimi drejt energjisë bërthamore është konsideruar që nga fillimi i luftës në Ukrainë si një mjet për pavarësi energjetike nga Moska. Në prill 2023, vendet e G7 ranë dakord të zhvillojnë objektet e tyre bërthamore në mënyrë që të bëhen të pavarura nga lëndët djegëse fosile ruse.
Aktualisht, Kanadaja ka ndalur plotësisht importet e uraniumit rus, ndërsa Britania e Madhe ka vendosur një tarifë prej 35% për importet e uraniumit të pasuruar. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara miratuan një ligj për t'i dhënë fund plotësisht varësisë nga uraniumi rus deri në vitin 2028. Por analistët e industrisë thonë se dominimi i Rusisë në këtë sektor përbën një sfidë të madhe për këto ambicie.
Çështja ka shkaktuar tashmë përçarje brenda BE-së, me Hungarinë dhe Sllovakinë që shprehen se ndalimi i energjisë bërthamore ruse do të rriste ndjeshëm çmimet dhe do të kërcënonte sigurinë energjetike të dy vendeve.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian është përpjekur të gjejë furnizues alternativë të uraniumit që nga viti 2022, duke u drejtuar nga Kazakistani, Kanadaja dhe Nigeri. Por paqëndrueshmëria politike në Niger, që është prodhuesi i shtatë më i madh i uraniumit në botë, ka ngritur shqetësime te zyrtarët e BE-së për sigurinë e importeve nga ky vend dhe konkurrencën nga vende të tjera.

Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme - 4 milionë lekë për të rinjtë sipërmarrës në Durrës
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar ndihmën shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, mbi......

Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në......

Konsumojmë më pak se gjysma e europianit/ Indeksi i konsumit individual, renditemi në fund të Europës dhe rajonit
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2024, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Kjo......

Lejet e ndërtimit dhe pronat “furnizojnë” bashkitë - 185 mln euro nga infrastruktura, 77.4% i takon Bashkisë Tiranë
Pushteti vendor ka performuar pozitiv në mbledhjen e të ardhurave të veta vendore gjatë vitit 2024 krahasuar si me treguesit kombëtar të produktit të......

Kursi i këmbimit/ rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 84.8 lekë dhe është shitur me 86 lekë sipas kursit......

Trump, i gatshëm për luftë - Miraton sulmet ndaj Iranit, por heziton të japë urdhrin përfundimtar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk po jep urdhrin përfundimtar nëse do ta......

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju......

Samiti për Tranzicionin Energjetik - Balluku: Në fokus zhvillimet gjeopolitike, që ndikojnë sektorin energjetik
Zhvillimet gjeopolitike të javëve të fundit, që ndikojnë sektorin energjetik ishin në fokus të Samitit për Tranzicionin Energjetik, i cili mbulon Europën......