Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të Evropës. Që pas fillimit të luftës, Bashkimi Evropian filloi të reduktonte varësinë nga gazi rus, duke diversifikuar burimet e energjisë.
Eksportet e gazit rus nëpërmjet tubacioneve të periudhës sovjetike që kalonin nëpër Ukrainë u ndalën me hyrjen e vitit të ri, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës mbi tregjet energjetike të Evropës. Transporti i gazit kishte vazhduar edhe gjatë viteve të luftës, por Ukraina refuzoi të rinovonte një marrëveshje tranziti që skadoi në fund të 2024.
Kjo ndërprerje e pritshme nuk do të ndikojë në çmimet për konsumatorët në Bashkimin Evropian, ndryshe nga viti 2022, kur rënia e furnizimeve nga Rusia çoi çmimet në nivele rekord, përkeqësoi krizën e kostos së jetesës dhe goditi konkurrencën e bllokut.
Blerësit e fundit të gazit rus nëpërmjet Ukrainës, si Sllovakia dhe Austria, kanë gjetur rrugë alternative, ndërsa Hungaria do të vazhdojë furnizimin nëpërmjet tubacionit TurkStream në Detin e Zi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se fundi i tranzitit të gazit përmes vendit të tij në Evropë ishte "një nga disfatat më të mëdha të Moskës" dhe i kërkoi SHBA-së të furnizonte më shumë gaz në Evropë. "Sa më shumë të mbushet tregu nga partnerët e vërtetë të Evropës, aq më shpejt do të kapërcejmë pasojat e fundit negative të varësisë së energjisë evropiane nga Rusia," u shpreh ai.
Komisioni Evropian tha se BE ishte përgatitur për ndërprerjen. "Infrastruktura evropiane e gazit është mjaft fleksibël për të siguruar gaz nga burime të tjera. Është përforcuar me kapacitete të reja importi të gazit natyror të lëngshëm që nga viti 2022."
Rusia dhe ish-Bashkimi Sovjetik shpenzuan gjysmë shekulli duke krijuar një pjesë të madhe të tregut evropian të gazit, që në kulmin e vet arrinte rreth 35%. Por blloku e ka ulur varësinë nga energjia ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke blerë më shumë gaz nga Norvegjia, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.
Sondazh

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar
Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe......

Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik......

Plazh në janar! - Kryeministri Rama ndan pamjet e qytetarëve që lahen në detin e Vlorës
Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin nuk kanë ndaluar disa qytetarë të kalojnë ditët e para të vitit në plazh, duke sfiduar edhe të ftohtin me larjen......

Blerja e valutave të huaja, si do të operohet në tregun financiar - Pas forcimit të lekut, BSH vjen për herë të parë me ankande forward 3-mujore
Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2025 do të organizojë për herë të parë ankande forëard, për blerjen e valutës së huaj me afat 3-mujor. Nga 22 ankande të......

“Çmimi i dritave do ulet” - Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët
Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”. Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Ndryshon mosha e daljes në pension - Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e......

Numri i të punësuarve arrin rekord historik - Gjemania regjistron shifrat më të larta që pas bashkimit
Në vitin 2024, Gjermania arriti një nivel rekord prej 46.1 milionë të punësuarish, duke u rritur me 72,000 krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje u ndihmua......