Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë - Cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?
Evropa përballet njëkohësisht me papunësi të lartë dhe mungesë fuqie punëtore. Sipas Eurostat, rreth 13 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij viti, ndërsa miliona vende pune mbeten të lira dhe tërheqin emigrantët.
Papunësia dhe mungesa e fuqisë punëtore janë probleme serioze në të gjithë Evropën. Eurostat vlerëson se rreth 13.1 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij viti. Megjithëse Komisioni Evropian ka ndërmarrë disa politika për të adresuar sfidat në punësim dhe çështje sociale në BE, miliona vende pune vazhdojnë të mbeten të lira. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, Gjermania kishte mbi 1 milion pozicione të lira, ndërsa Franca rreth gjysmë milioni. Po si renditen vendet evropiane në këtë sektor?
Në përllogaritjen e shkallës së vendeve të lira të punës, merret parasysh si numri i pozicioneve të lira, ashtu edhe i vendeve të zëna për të pasqyruar kërkesën totale. Kjo shkallë tregon përqindjen e pozicioneve që janë të disponueshme. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 2.1% e vendeve të punës në BE ishin të lira. Kjo përqindje është më e ulët krahasuar me 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2025.
Shkalla e vendeve të lira të punës varion nga 0.6% në Rumani, që ka nivelin më të ulët, deri në 4.2% në Holandë, që ka nivelin më të lartë. Ky kontrast i madh pasqyron dallimet e mëdha në tregjet e punës evropiane. Më pas renditet Belgjika (me 4.1%), si dhe Austria e Norvegjia (të dyja me 3.4%). Kjo tregon se Evropa Veriperëndimore ka kërkesën më të lartë për punonjës, ndërsa Evropa Lindore dhe Jugore paraqesin nivele më të dobëta.
Pas Rumanisë, shkallët më të ulëta të pozicioneve të lira i gjejmë në Spanjë dhe Poloni (0.8%), Bullgari (0.9%) dhe Turqi e Sllovaki (1.1%). Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, kanë një shkallë prej 2.5%, mbi mesataren e BE-së (2.1%). Ndërsa në Itali, kërkesa është 1.7%.
Ndër 30 shtetet evropiane të marra nën shqyrtim, Gjermania ka numrin më të lartë të vendeve të lira të punës, me 1.05 milion. Në të njëjtën kohë, vendi mbetet destinacioni më i preferuar për emigracion në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2023, ajo priti numrin më të madh të emigrantëve: 324,000 nga vendet e BE-së, 905,000 nga vende jashtë bllokut dhe 42,000 me origjinë të panjohur, një total prej 1,271,000 personash.
Ndërsa Spanja paraqet një situatë të ndryshme. Ajo renditet e 8-a për nga numri i vendeve të lira me 145,000, por është shumë pranë Gjermanisë për nga numri i emigrantëve, me gjithsej 1.25 milion. Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta me 781,000 vende të lira pune, e ndjekur nga Franca me 504,000. Kurse Holanda zë vendin e katërt me 400,000 pozicione të lira.

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre
Ka nisur sot shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale thotë se bëhet......

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere - Vendi po plaket, nevojë për infermierë që kujdesen për të moshuarit.
Shërbimi Sekret Gjerman dhe ushtria gjermane, Bundesvehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike në Këln.......

Strategjitë e qyteteve europiane për rritjen e turizmit - Inovacioni: jo gjoba për turistët por shpërblime për to
Kopenhageni po frymëzon qytetet evropiane për një qasje ndryshe ndaj turistëve. Në një kohë që dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur......

Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e......

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......

Punonjësit e tenderëve, certifikim të detyrueshëm - APP: Synohet rritja e profesionalizmit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në......

MF: Investoni në tituj qeveritarë. Është koha e duhur! - “Investimi në bono e obligacione rrit vlerën e kursimeve tuaja”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka nxitur qytetarët dhe investitorët të blejnë titujt qeveritarë si një mundësi për të shtuar vlerën e kursimeve të tyre.......

Reforma në ujësjellës, në fazë konsolidimi - ERRU: Shoqëritë rajonale, sfida të trashëguara. Ka përmirësime në menaxhimin e të ardhurave
Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, e nisur nga qeveria në maj 2022, ka hyrë tashmë në një fazë konsolidimi, duke dhënë rezultatet e para......