Europa Postuar më 4 Janar 2025, 12:10

Moldavia, “në krizë sigurie” - Sipas kryeministrit, ndërprerja e gazit mund të forcojë ndikimin rus në rajon

Nga Kristi Ceta

Moldavia, “në krizë sigurie” - Sipas kryeministrit,

Moldavia po përballet me një krizë sigurie pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz në rajonet pro-ruse, duke çuar në ndërprerje të energjisë dhe fabrikeve të mbyllura. Kryeministri moldav e konsideron këtë situatë si një kërcënim për sigurinë, duke rritur ndikimin rus në vend.

Moldavia përballet me një krizë sigurie, sipas kryeministrit të vendit Dorin Recean pasi rajoni separatist pro-Moskës, Transdniestria, ndërpreu furnizimet me gaz rus. Kjo solli mbyllje të fabrikave, ngrohje qendrore të kufizuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Flukset e gazit rus nëpërmjet Ukrainës në Evropën Qendrore dhe Lindore u ndaluan në ditën e Vitit të Ri pasi skadoi marrëveshja e tranzitit nëpërmjet Ukrainës dhe Kievi refuzoi rinovimin.

Kryeministri theksoi se Moldavia e kontrolluar nga qeveria do të mbulonte nevojat e veta për energji me prodhimin vendas dhe importet, por vuri në dukje se rajoni separatist i Transdniestrisë kishte pësuar një goditje të madhe pavarësisht lidhjeve të saj me Moskën.

“Ne e trajtojmë këtë si një krizë sigurie që synon të mundësojë kthimin në pushtet të forcave pro-ruse në Moldavi dhe armatimin e territorit tonë kundër Ukrainës, me të cilën kemi një kufi prej 1200 km,” shtoi ai.

Në rajonin e Transdniestrisë separatist, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë shkaktohen ngaqë banorët në këtë kohë po konsumojnë më shumë energji sesa mund të gjenerojë sistemi, thonë burimet vendase. Ata kanë humbur tashmë ujin e nxehtë dhe ngrohjen qendrore, si dhe të gjitha fabrikat përveç prodhuesve të ushqimit janë detyruar të ndalojnë prodhimin.

Ndërkohë, Rusia mohon përdorimin e gazit si armë për të goditur Moldavinë dhe fajëson Kievin për refuzimin e rinovimit të marrëveshjes së gazit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat