Europa Postuar më 19 Shkurt 2025, 10:12

Çmimet e energjisë, si renditen kryeqytetet e BE-së? - Budapesti, qyteti më i lirë. Berlini kryeson listën evropiane

Nga Kristi Ceta

Çmimet e energjisë, si renditen kryeqytetet e BE-së? -

Çmimet e energjisë në Bashkimin Evropian, të cilat u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022, u stabilizuan pas një viti. Gjatë 2024, norma vjetore e inflacionit për çmimet e energjisë ishte lehtësisht negative në shumicën e muajve.

Faturat e energjisë luajnë një rol vendimtar në buxhetet e familjeve, me energjinë elektrike, gazin dhe lëndët djegëse të tjera që përbëjnë 5,5% të shpenzimeve totale të familjeve të BE-së. Indeksi i Çmimeve të Energjisë Familjare ofron të dhënat më të përditësuara mbi çmimet e energjisë elektrike dhe gazit për banesa në kryeqytetet e 33 vendeve evropiane.

Që nga 3 janari 2025, çmimet e energjisë elektrike varionin gjerësisht në të gjithë Evropën, duke filluar nga 9,1 cent për kilovat-orë (c€/kWh) në Budapest, deri në 40,4 c€/kWh në Berlin, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 25,5 c€/kWh. Përveç Berlinit, qytetet më të shtrenjta për energjinë elektrike shtëpiake ishin Brukseli, Kopenhaga, Londra dhe Berna, të gjitha mbi 36 c€/kWh. Budapesti, i cili kishte çmimin më të ulët të energjisë elektrike, u pasua nga Kievi, Beogradi dhe Podgorica.

Çmimet e energjisë elektrike në kryeqytetet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore priren të jenë më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Përjashtimi i vetëm ishte Praga (35.3 c€/kWh), që ishte i vetmi kryeqytet në rajon ku çmimet tejkalonin mesataren e bllokut.

Disa nga faktorët që sjellin diferenca të mëdha në treg janë prodhimi i energjisë nga burime të ndryshme, strategjitë e prokurimit dhe çmimet e furnizuesve, ndërsubvencionimi, tarifat dhe masat mbështetëse, shpjegojnë analistët. Për shembull, Berlini kryeson listën kryesisht për shkak të kostos së konsiderueshme të taksave të rrjetit. Nëse do të merrej parasysh vetëm komponenti i energjisë, Gjermania do të renditej e 10-ta në mesin e 33 tregjeve të analizuara, më poshtë se Italia, Britania e Madhe dhe Holanda.

Ndërsa çmimet e gazit për banesa variojnë nga 2,5 c€/kWh në Budapest, në 33,3 c€/kWh në Stokholm, një diferencë më shumë se trefishi. Kjo shpjegohet nga natyra e tregut suedez, ku nga 77,000 klientë të gazit në të gjithë vendin, 50,000 prej tyre bëjnë pjesë në rrjetin e izoluar të gazit në Stokholm.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......