Çmimet e energjisë godasin Europën Juglindore - Diferencë e madhe me Veriperëndimin e kontinentit, nevojiten investime
Për pronarin e një restoranti në Athinë, Christos Kapetanakis, qiraja ka qenë gjithmonë e lartë, por tani ai duhet të përballet me atë që ai e quan “një qira e dytë” pasi faturat e larta të energjisë elektrike po i ulin fitimet dhe po e detyrojnë atë të rrisë çmimet.
Kapetanakis paguan midis 3,000 dhe 3,800 euro në muaj vetëm për energjinë elektrike, 40% më shumë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 dhe shkaktoi një krizë energjetike në të gjithë Europën. Energjia elektrike dikur përbënte 3% të qarkullimit mujor, ndërsa tani zë më shumë se 15%. “Rritja e vazhdueshme e çmimeve, veçanërisht në sektorin e turizmit...do ta bëjë Greqinë më pak konkurruese në krahasim me vendet e tjera të Mesdheut”, tha ai nga restoranti i tij në lagjen historike Plaka.
Gjendja e tij e vështirë ka bërë jehonë në të gjithë kontinentin që kur lufta në Ukrainë ndërpreu furnizimet e gazit rus në Europë dhe detyroi vende si Greqia të kërkonin alternativa më të shtrenjta. Por Europa Juglindore e ka ndjerë ndikimin shumë më tepër sesa veriperëndimi i kontinentit. Ekspertët thonë se ky problem po thellohet akoma më shumë me ardhjen e dimrit dhe do të ketë një efekt negativ në rritjen ekonomike.
Energjia me shumicë në Greqi dhe Itali, gjatë muajit gusht të vitit të kaluar ishte 12 herë më e lartë se në vendet nordike dhe madje i zbehte vendet e tjera të Evropës Jugore që po përjetonin mot të nxehtë.
Që nga viti 2021, Greqia ka shpenzuar 11 miliardë euro për subvencionimin e energjisë në përpjekje për të mbrojtur klientët. Në vitin 2022, shpenzimet arritën në 5.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri tani niveli më i lartë mes vendeve të Bashkimit Europian dhe dyfishi i shpenzimeve të Italisë së vendit të dytë, sipas kompanisë së konsulencës së energjisë, Enerdata, me qendër në Francë.
Pavarësisht përpjekjeve të Athinës zyrtare për të mbrojtur qytetarët nga rritja e kostos së energjisë, situata thelluar krizën e kostos së jetesës në Greqi, pas krizës së borxhit të viteve 2009-2018 që uli pagat, pensionet dhe investimet në prodhimin e energjisë dhe transportin.
“Rritja e çmimeve të energjisë dhe një ndikim negativ në Prodhimin e Brendshëm Bruto po sjellin atë që ndodhi një dekadë më parë”, shprehet Nikos Magginas, një ekonomist i lartë në Bankën Kombëtare të Greqisë. “Rritja e çmimeve ka një ndikim negativ në konsumin e familjeve dhe në strukturën e kostos për industritë, linjat ajrore dhe transportin detar”, shtoi ai.
Kontrasti që ekziston mes Europës Juglindore dhe fqinjëve të saj vjen nga investimet. Ndërsa verilindja ka linja energjie dhe gazi që lejojnë transferimin e lehtë të energjisë midis kombeve, si dhe një përzierje të fortë të burimeve të rinovueshme, pjesa më e madhe e Evropës Juglindore është e fragmentuar dhe e izoluar.
Magazinimi i energjisë, që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në vendet e Europës veriore, nuk ekziston në pjesë të juglindjes. Gjermania ka 1,668 megavat (MË) kapacitet magazinimi në shkallë të gjerë, kundrejt asnjë megavat në Greqinë kontinentale, sipas të dhënave nga LCP Delta, një kompani konsulence energjetike me qendër në Edinburg.
“Europa Juglindore dhe Ballkani kanë mungesë të ndërlidhjeve elektrike. Sa herë që ka mungesë të energjisë dhe prodhimi i burimeve të rinovueshme është i ulët, këto vende luftojnë për të importuar vëllimet e nevojshme”, tha Henning Gloystein, kreu i divizionit të energjisë, klimës dhe burimeve natyrore pranë Eurasia Group.
Në kontrast me këtë, prodhimi i energjisë së rinovueshme në Spanjë është rritur në dekadën e fundit, pjesërisht falë financimit të Bashkimit Europian. Spanja prodhoi pothuajse 60% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në gjysmën e parë të 2024, nga 51% vitin paraardhës.
“Nëse nuk investoni, çmimet e energjisë do të mbeten të larta,” tha Gloystein.
Rrjeti energjetik i Europës është në shumë mënyra një sukses i madh. Në vitin 2022, Franca rriti importet nga Gjermania kur prodhimi i energjisë bërthamore u ul. Kur furnizimet me gaz rus në Europë nëpërmjet Ukrainës u ndërprenë në fund të vitit 2024, ndikimi në çmimet e energjisë u zbut sepse blloku kishte gjetur alternativa të tjera.
Por për disa, duhet bërë më shumë. Pas rritjes së çmimeve të energjisë në Greqi verën e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i shkroi Komisionit Europian duke kërkuar një zgjidhje për diferencat “e papranueshme” në kostot e energjisë elektrike në të gjithë Europën.
Greqia nuk është vetëm. Pjesa më e madhe e Ballkanit mbështetet shumë në lëndët djegëse fosile dhe sistemi energjetik rajonal është i dobët. Qershorin e kaluar, një ndërprerje masive e energjisë goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe Kroacinë, kur rrjeti u mbingarkua për shkak të nevojave për ajër të kondicionuar, gjatë valës të të nxehtit.
Kosova, e cila gjeneron më shumë se 90% të energjisë së saj nga qymyri, po përpiqet të arrijë hapin e pjesës tjetër të Europës në instalimin e më shumë burimeve të rinovueshme.
Në dhjetor, Kosova njoftoi një ankand për të instaluar 100 MË kapacitet të energjisë së erës. Por Banka Botërore vlerëson se vendit i nevojiten 100 herë më shumë, të paktën 10 gigavat kapacitet të ri, për të përmbushur objektivin për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050. Ky tranzicion vlerësohet t'i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro, një shumë e frikshme për ekonominë e vogël të vendit.
Pa një integrim të mjaftueshëm ndërkufitar dhe pa një rritje të kapacitetit të magazinimit, ndonjëherë ka shumë energji të prodhuar për një treg të vetëm, duke i detyruar prodhuesit të kufizojnë furnizimin.
“Nëse objektivi është për të ulur çmimet, mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është rritja e depërtimit të burimeve të rinovueshme ose bërthamore,” tha Fabian Ronningen, një analist pranë Rystad Energy.
Në një kohë që Greqia nuk ka centrale bërthamore, Aristotelis Aivaliotis, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë, është optimist, duke vënë në dukje se prodhimi i burimeve të rinovueshme është në rritje, dy termocentrale të reja me gaz do të hyjnë në pune këtë vit dhe bateritë për magazinimin e energjisë do të ndërtohet deri në vitin 2028.
Planet e së ardhmes kërkojnë gjithashtu që lidhjet e energjisë me Italinë, Shqipërinë dhe Turqinë të përmirësohen deri në vitin 2031 me një kosto prej rreth 750 milionë euro. “Çmimet me shumicë do të bien gradualisht ... dhe kjo patjetër do të kalojë te konsumatorët,” tha Aivaliotis për Reuters.
Por, konsumatorët grekë nuk janë të bindur. Taxiarchis Fekas, i cili jeton në një periferi të Athinës, ka vështirësi të paguajë shkollimin për tre fëmijët e tij, sepse faturat e energjisë janë shumë të larta. Ai u kërkon fëmijëve të reduktojnë përdorimin e laptopit dhe tabletit për të kursyer energji, një kërkesë e vështirë për fëmijët e vegjël të cilët janë të pandashëm nga pajisjet teknologjike. “Jemi shumë pranë shndërrimit në një familje me vështirësi financiare. Qeveria duhet t'i kushtojë vëmendje”, tha ai.
Sondazh

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me zë dhe figurë
Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe......

“Refugjatët e TikTok” gjejnë strehë të re - Media sociale kineze, RedNote shkarkohet nga rreth 700,000 amerikanë brenda 1 jave
Lajmet që qeveria amerikane apo edhe disa qeveri të tjera, duke përfshirë atë shqiptare, të ndalojnë përdorimin e TikTok në vendet e tyre, ka bërë që shumë......

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!
Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar për lidhjet e platformës......

10 mld euro për qendrat e të dhënave - Italia dyfishon investimet për periudhën 2025-2026
Investimet në qendrat e të dhënave të Italisë do të dyfishohen në 10 miliardë euro për periudhën 2025-2026, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Të dhënat......

Kanada, Carney kandidon për kryeministër - Ish-guvernatori i Bankës Qendrore hyn në garë për të zëvendësuar Trudeau
Ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë, Mark Carney, njoftoi se do të kandidonte për të zëvendësuar kryeministrin Justin Trudeau si lider i Partisë Liberale në......

AIPS-EURO, rekord transaksionesh në 2024 - BSH: 30.5% më shumë transferta në monedhën evropiane se në 2023
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc shumëfish më të lartë se viti 2023, për sa i përket numrit dhe shumës së transaksioneve të realizuara përmes sistemit......

BP shkurton mbi 5% të fuqisë punëtore - Masa synon të ulë kostot dhe të rikthejë besimin e investitorëve
British Petroleum do të shkurtojë mbi 5% të fuqisë punëtore globale, si pjesë e përpjekjeve të CEO-s Murray Auchincloss për të ulur kostot dhe për të......

“Mbështetje e re financiare për agroturizmin” - Rama: Gati program i ri i kombinuar me kredi të buta dhe grante
Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe një here thirrje emigrantëve që të jetojnë dhe investojnë në Shqipëri. Sipas kryeministrit, së shpejti do të shpallet......