Europa Postuar më 6 Janar 2026, 10:11

Çmimet e banesave u shtrenjtuan 25% - Në komunën Qendër të Shkupit 1 metër katror arriti në 3 mijë euro

Nga Dorian Koça

Çmimet e banesave u shtrenjtuan 25% - Në komunën Qendër

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut u shtrenjtuan me 25% në bazë vjetore, tregojnë të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore. Ky institucion e publikon indeksin e çmimeve të pasurive të paluajtshme në bazë të të dhënave të cilat kanë të bëjnë me banesat e shpallura për shitje në territorin e Shkupit.

Ndërkohë, shoqata e ndërtuesve pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut,  këtë vit pret stabilizim të çmimeve të banesave.

“Presim ofertë më të madhe dhe shpresojmë se 2026 do të jetë vit, që do të mbahet mend ku oferta do të barazohet me kërkesën. Pritjet tona janë se do të ndërtohet jo më pak se në vitin 2025 në rajonet në të cilat pati aktivitet të madh”, thekson shoqata.

Të dhënat e fundit nga Enti shtetëror i statistikave të publikuara për tetorin e vitit të kaluar, tregojnë se nga 446 leje ndërtimi, 289 (64,8 për qind) janë dhënë për objekte të ndërtimit të larta, ndërsa parashikohet ndërtimi i 1 177 banesave.

Të dhënat nga Regjistri i çmimeve dhe qirave të Agjencisë për kadastër të pasurive të paluajtshme për tremujorin e tretë të vitit 2025, tregojnë se çmimi më i lartë i arritur i banesës për metër katror është 189,231 denarë, ose 280.000 euro për sipërfaqe të përgjithshme prej 91 metra katrorë që ndodhet në territorin e komunës Qendër. Për metër katror janë paguar 3.000 euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat