Europa Postuar më 5 Mars 2025, 10:45

Milionerët zgjedhin Greqinë Të huajt e pasur tërhiqen nga stimujt, pronat luksoze të përballueshme

Nga Kristi Ceta

Milionerët zgjedhin Greqinë  Të huajt e pasur tërhiqen nga

Tregu grek i pronave ka regjistruar flukse të konsiderueshme kapitali nga jashtë, ndërsa vendi po bëhet një destinacion i zgjedhur për individët me vlerë neto të lartë.

Vitet e fundit, shumë njerëz të tillë kanë vendosur të largohen nga Britania e Madhe dhe SHBA për t'u zhvendosur në vendet evropiane si Greqia, Portugalia, Malta, Spanja dhe Italia, ndërkohë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfituar nga ky eksod.

Greqia tashmë ka tërhequr kapital të konsiderueshëm, pjesërisht të drejtuar në tregun e pasurive të paluajtshme. Bazuar në një sondazh nga New World Wealth, në vitet 2022-2024 rreth 1200 milionerë u vendosën në Greqi nga vende të ndryshme, duke e bërë atë destinacionin e tetë më të kërkuar.

Sipas specialistëve të pasurive të paluajtshme, “Greqia është një destinacion veçanërisht tërheqës për qytetarët shumë të pasur që vendosin të largohen nga Britania dhe SHBA, një trend që është rritur në 12 muajt e fundit”. Burimet thonë se Athina disponon një gamë të konsiderueshme programesh nxitëse për këtë kategori njerëzish, nga ai i Vizës së Artë deri tek stimujt e ofruar për jorezidentët dhe pensionistët.

Numri i shtetasve jorezidentë të Mbretërisë së Bashkuar u ul me 37% në dekadën 2013-2023, ndërsa nga viti 2024 e në vazhdim, kur qeveria britanike njoftoi shtrëngimin e kushteve të programit, ky trend është përshpejtuar ndjeshëm. Gjithashtu, rizgjedhja e Presidentit Trump në SHBA duket se ka luajtur një rol kyç në rritjen e numrit të milionerëve amerikanë që zhvendosen në Evropë ose Lindjen e Mesme.

Greqia është një ndër përfituesit, ku përveç stimujve dhe programeve, ofron dhe bukurinë e saj natyrore, klimën e butë, stilin e jetesës dhe prona luksoze të përballueshme. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave, të paktën 213 investitorë kanë përfituar nga stimujt e programit për të transferuar rezidencën e tyre tatimore në Greqi.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Mars Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat