Mijëra vende pune të rrezikuara në BE - Për shkak të tarifave tregtare të SHBA-së
Pasiguria në lidhje me tarifat krijon sfida dhe probleme të konsiderueshme për kompanitë evropiane që eksportojnë një pjesë të konsiderueshme të produkteve të tyre në SHBA. Kërcënimi i ri i Presidentit Donald Trump për të vendosur një taksë prej 30% mbi mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian po i lë bizneset përballë tarifave të papara që nga fundi i shekullit të 19-të. Këto kompani po detyrohen të frenojnë një sërë aktivitetesh për shkak të pasigurisë, sepse nuk kanë të dhënat që u nevojiten për të marrë vendime në lidhje me strategjinë, punësimin dhe investimet. Kjo “ngrirje” në shumë aktivitete po u kushton - dhe pritet t'u kushtojë - më shumë kompanive të BE-së.
Konfederata Evropiane e Sindikatave ka paralajmëruar se tarifat prej 20% nga SHBA-ja mund të vënë në rrezik të paktën 700,000 vende pune në Bashkimin Evropian, pa përfshirë ndikimin e tarifave specifike sektoriale mbi automjetet dhe metalet. Rreziku do të ishte edhe më i madh nëse Trump vendos në fund tarifa prej 30% mbi produktet evropiane dhe nis një luftë tregtare me BE-në.
Bashkimi Evropian është eksportuesi më i madh i mallrave në Shtetet e Bashkuara. Çdo vit, BE-ja dërgon mallra me vlerë 600 miliardë dollarë, duke zënë pjesën më të madhe të importeve totale prej afërsisht 3.2 trilionë dollarësh të SHBA.
Kompanitë presin një marrëveshje më të mirë midis BE-së dhe SHBA-së, por kostoja e politikës së ndryshimeve të vazhdueshme të tarifave rritet me çdo ditë që kalon para afatit të ri të 1 gushtit të vendosur nga Trump.
Ky konfuzion i ka lënë drejtuesit evropianë të përballen me një breshëri pyetjesh të përditshme nga kolegët, investitorët dhe brenda bordeve të tyre rreth vendit dhe mënyrës së prodhimit të produkteve të destinuara për Shtetet e Bashkuara. Ata gjithashtu po përpiqen të vlerësojnë nëse dhe në çfarë mase duhet të përballojnë vetë një pjesë të kostos së tarifave për të ndarë barrën me klientët amerikanë. Tregu amerikan është shumë konkurrues dhe është shumë më e vështirë për kompanitë të vendosin çmimet atje.

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie edhe pse nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe......

Aksioni për faturat e prodhimeve bujqësore - Tatimet: Në 3 ditë janë kontrolluar 87 subjekte, u bllokuan 20 ton mallra
Tre ditë nga nisja e aksionit në terren të administratës tatimore, i cili fokusohet në kontrollin e subjekteve për t’u siguruar që të lëshohet faturë......

Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë: Forcim i mëtejshëm i partneritetit!
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale momente nga mbërritja në Shqipëri e Presidentit Al Nahyan të cilin e cilësoi “mik të vjetër e të shtrenjtë......

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë - Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar
Qeveria ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë operimit të plotë të aeroportit për......

Izraeli sulmon Damaskun, bombardon Pallatin Presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, duke shënjestruar pallatin presidencial dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar......

Vijon aksioni, Rama: Zero tolerancë për tendat e hekurit. Ndëshkime penale për nënpunësit që kanë firmosur
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anuluar, ndërsa paralajmëroi se......

Shqipëria në Forbes - Green Coast Hotel, simbol i një riviere që po zbulohet
Prestigjiozja Forbes i ka kushtuar Shqipërisë një artikull të veçantë, duke e cilësuar si “sekretin më të bukur të Mesdheut”, një vend i nënvlerësuar për......

Punësimi i të huajve: Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!
Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson......