Microsoft, 400 milionë USD në Zvicër - Investimet do të shkojnë për zgjerimin e “IA”, infrastrukturën cloud
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj cloud dhe inteligjencës artificiale.
Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi investimin pas një takimi mes përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë zvicerane dhe zyrtarëve të kompanisë në Bernë. Microsoft, që punëson rreth 1,000 persona në Zvicër, nuk dha detaje se sa vende pune do të krijonte investimi më i fundit.
Paratë do të përdoren për të zgjeruar dhe përmirësuar katër qendrat e të dhënave pranë Gjenevës dhe Zyrihut, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbime të inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës cloud në Zvicër, thanë burimet zyrtare.
Zgjerimi do t'u shërbejë klientëve ekzistues dhe atyre të rinj, si dhe do të lejojë që të dhënat të mbeten brenda kufijve zviceranë, një kërkesë e rëndësishme për sektorë si kujdesi shëndetësor, financat dhe qeveria.
Microsoft gjithashtu do të zgjerojë partneritetin me kompanitë e vogla e të mesme dhe do të rrisë përpjekjet e trajnimit për të ndihmuar njerëzit të përdorin mjetet digjitale. Qëllimi është të arrijë një milion qytetarë zviceranë deri në fund të vitit 2027.
"Zvicra ka krijuar një nga ekosistemet kryesore të inovacionit në botë, duke përzier kërkimin e klasit botëror me aplikacionet e botës reale", thanë përfaqësuesit e Microsoft në një deklaratë.
Sipas tyre, investimi synon të nxisë më tej bashkëpunimet në Zvicër, si për shembull me rrjetin kombëtar të parqeve të inovacionit. Kompania gjithashtu dëshiron të zgjerojë ndërveprimet me organizatat ndërkombëtare në Gjenevë.
Gjiganti i softuerëve, i cili krenohet me një kapitalizim tregu prej 3.42 trilionë dollarësh, ka shënuar një rritje mbresëlënëse prej 18.50% gjatë tre muajve të fundit dhe një zgjerim 9.22% që nga fillimi i vitit.

Sezoni turistik, 1.3 mln euro për pastrimin e Sarandës - Projekti ndahet në dy periudha, mbetjet drejt landfillit Bajkal
Saranda përgatitet për sezonin turistik me kontratë të re për pastrimin e qytetit, me një kosto që kap vlerën e 1.3 milionë eurove për një periudhë......

Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......

Central diellor 38 MW në Kolonjë - Aplikimi i ri pranë MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Në vijim të interesit të shtuar të sektorit privat, edhe në fillim të vitit 2025 janë regjistruar disa aplikime të reja për ndërtimin e centraleve......

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me Shqipërinë" - Komisionerja Kos: Do të ketë vende të reja anëtare brenda mandatit tim
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, deklaroi se......

Investimet e OSHEE, 70-80 mln euro në vit - Karakaçi: Zonat prioritare, synojmë që secili rajon të mbulohet me ndërhyrje
“Investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit”. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi iu përgjigj......

Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së,......

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......

SHBA, në pritje të ofertave tregtare - Kërkon propozime nga partnerët për të arritur marrëveshje mbi tarifat
Administrata Trump dëshiron që vendet të japin ofertën e tyre më të mirë për negociatat tregtare deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët kërkojnë të përshpejtojnë......