Më shumë të rinj pa punë dhe pa arsim profesional - Perspektivë e pasigurt për të ardhmen në Gjermani

Dhjetë për qind e të rinjve të moshës 20 deri në 24 vjeç në Gjermani nuk ishin as të punësuar dhe as në ndonjë program arsimi apo trajnimi gjatë vitit 2025. Këtë e bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Kjo përqindje është rritur vazhdimisht vitet e fundit.
Arsyet janë të ndryshme. Statisticienët iu referuan Raportit Kombëtar për Arsimin për vitin 2024, sipas të cilit 25% e personave të prekur në Gjermani konsideroheshin në kërkim pune. Megjithatë, dy të tretat e tyre nuk ishin fare të disponueshëm për tregun e punës. Arsyet më të shpeshta të përmendura ishin detyrimet për kujdes familjar dhe kufizimet shëndetësore.
Për të rinjtë e prekur kjo nënkupton një perspektivë të pasigurt për të ardhmen dhe me shumë gjasa një karrierë profesionale të vështirë dhe me pengesa. Për tregun gjerman të punës kjo do të thotë se humbasin specialistë të rëndësishëm dhe fuqi punëtore e kualifikuar.
Ekspertët theksojnë se nevojiten urgjentisht më shumë oferta cilësore të formimit profesional dhe më shumë mbështetje për të rinjtë, në mënyrë që ata të mund të përfundojnë me sukses rrugën drejt një profesioni dhe më pas drejttregut të punës.
Në krahasim me vendet e tjera evropiane, përqindja e Gjermanisë mbetet ende e ulët. Mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Evropian ishte 12,9% për grupmoshën 20 deri në 24 vjeç. Përqindja më e ulët u regjistrua në Holandë me 5,6%, pasuar nga Suedia me 7,3% dhe Çekia me 7,6%.
Përqindja më e lartë u shënua në Rumani me 22,8%, Bullgari me 17,3% dhe Francë me 16,2%.
Në Gjermani, të rinjtë që jetojnë në qytete të mëdha janë më shpesh pa punë ose pa formim profesional sesa ata që jetojnë në zonat rurale. Në nivel të përgjithshëm të Bashkimit Evropian, situata është e kundërt: të rinjtë në zonat rurale preken më shumë nga ky fenomen sesa ata në qytete.
Bulmeti i huaj po mbush tregun/ Nga qumështi te vezët, fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike
Nga qumështi te djathi, vezët dhe mjalti, fatura që Shqipëria paguan për produktet e sjella nga jashtë po qëndron në nivele historikisht të larta. Vetëm në......
Shqipëri vs Europë, ku u rritën më shumë çmimet? Nga 0.3% në Suedi te 8.2% në Rumani, Shqipëria ndalet në 3.4%
Rritja e çmimeve në Shqipëri u përshpejtua gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin mbi mesataren e Bashkimit Europian. Sipas Indeksit të Harmonizuar të......
Fluksi në sezonin veror, Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat/ “Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset”
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vijoi vizitat në terren me inspektimin e Degëve Doganore Qafë Botë dhe Tre Urat, me fokus të veçantë te......
“Mbledhje e të dhënave personale të fëmijëve”/ TikTok paguan 400 mln dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së
Platforma TikTok ka rënë dakord të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve. Por,......
Rrugë tregtare në Arktik me shqetësimeve perëndimore/ Anija e Koresë së jugut do të provojë transportin detar drejt Evropës
Koreja e Jugut nisi anijen e saj të parë kontejnerë “PanStar Acro” nga porti Busan për të testuar Rrugën Detare Veriore të Arktikut drejt Evropës. Ky udhëtim......
Interes për kalimin e pronësisë së shtëpive para vitit 1991/ Regjistrim online me 5000 lekë, gjenerohen dhe dokumentet shoqëruese
Qytetarët që kërkojnë të kalojnë pronësinë e shtëpive të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim apo trojeve funksionale, mund ta......
Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Analiza/ Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014
Pavarësisht progresit dhe suksesit të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014, janë identifikuar disa probleme të rëndësishme, të cilat sugjerohen......
“Dollar për dollar”, SHBA vendos tarifën 50%/ Kanadaja përgjigjet: Në pikëpyetje çdo marrëveshje mes nesh
Valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi, pasi negociatat tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë dështuan në minutat......

