Europa Postuar më 8 Gusht 2025, 10:41

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në Greqi, drejt përfundimit

Nga Kristi Ceta

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në

Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Greqi do të përfundojë në dhjetor të vitit 2025.

Banka do të vazhdojë të miratojë investime të reja në vend deri në fund të këtij viti, por nuk do të marrë përsipër projekte të reja pas kësaj periudhe. Megjithatë, institucioni do të vijojë të mbështesë transaksionet e aprovuara nga Bordi dhe të menaxhojë portofolin e saj prej 2 miliardë eurosh në rreth 80 projekte. Zyra rajonale në Athinë do të qëndrojë e hapur deri në fund të vitit 2027.

Angazhimi i përkohshëm i BERZH-it në Greqi filloi në vitin 2015, me kërkesë të autoriteteve greke dhe me miratimin e Bordit të Guvernatorëve të Bankës. Qëllimi ishte rimëkëmbja e vendit pas një krize të thellë ekonomike, si dhe rritja e qëndrueshme përmes investimeve të udhëhequra nga sektori privat dhe asistencës teknike të synuar.

Fillimisht mandati ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2020, por në vitin 2018, aksionerët e BERZH-it ranë dakord ta zgjatnin atë edhe për pesë vjet të tjerë, deri në fund të 2025.

Gjatë kësaj periudhe, banka përdori ekspertizën e saj për të tërhequr investime vendase dhe të huaja, për të mbështetur sektorin privat dhe për të thelluar integrimin rajonal. Ajo gjithashtu luajti një rol kyç në rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive greke, në nxitjen e inovacionit dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër.

Bashkëpunimi i BERZH-it me qeverinë greke në kuadër të një programi përgatitor për partneritete publike-private (PPP) do të vazhdojë përtej vitit 2025, deri në dhjetor 2027. Ky program synon krijimin e një portofoli projektesh në infrastrukturën sociale (arsim dhe shëndetësi), infrastrukturën urbane të qëndrueshme dhe menaxhimin e ujit dhe mbetjeve.

Banka do të vazhdojë gjithashtu punën me kompanitë greke në projekte në të gjitha ekonomitë ku operon BERZH-i, duke mbështetur zgjerimin e tyre ndërkombëtar. Kjo pritet të sjellë përfitime për ekonominë greke përmes rritjes së eksporteve, kërkesës në zinxhirin e furnizimit dhe mundësive për reinvestim.

Më shumë se një e treta e investimeve të BERZH-it në Greqi kanë qenë në sektorin financiar, duke mbështetur transaksione si zgjidhja e kredive me probleme, financimi i tregtisë dhe rikapitalizimi i katër bankave sistemike të vendit.

 

Shqipëria 8 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat