Mbi 650 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Kroacia u vjen në ndihmë familjeve, kompanive për projekte energjetike
Kroacia do të ndajë 652 milionë euro për projekte që përfshijnë energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve. Fondet do të shkojnë për firmat, autoritetet lokale dhe familjet, për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në vend.
Ministria Kroate e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbër planifikon të ndajë 652 milionë euro në subvencione për energjinë e rinovueshme, dekarbonizimin e sistemeve të ngrohjes qendrore e të trafikut rrugor, si dhe menaxhimin e mbetjeve. Ministria ka publikuar një plan vjetor që synon dhënien e fondeve për firmat, autoritetet lokale dhe familjet në vitin 2025.
Qeveria caktoi 526.8 milionë euro nga Programi i Konkurrueshmërisë dhe Kohezionit të Bashkimit Evropian 2021-2027, Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës dhe Fondi i Modernizimit të BE-së. Ndërsa Fondi për Mbrojtjen dhe Efikasitetin e Energjisë planifikon të disbursojë 125 milionë euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume vjen nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa vetëm 47 milionë euro vijnë nga burime kombëtare.
Një total prej 45 milionë eurosh janë ndarë për investime në trafikun rrugor me emetime zero. Thirrja për grante është për shoferët e taksive dhe shërbimet që ofrojnë makina ose biçikleta, thuhet në plan.
Automjetet me emetime zero do të subvencionohen gjithashtu me kredi të favorshme për të nxitur tranzicionin e makinave. Masa kap vlerën e 44 milionë eurove.
Në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, 30 milionë euro janë të destinuara për rehabilitimin e një vendi të ndotur nga mbetjet e rrezikshme, gropa e Sovjakut. Një shumë e barabartë do të shërbejë për ndërtimin e një objekti që do të realizojë përpunimin e mbetjeve të riciklueshme.
Për familjet është menduar një fond prej 35 milionë eurosh. 10 milionë euro janë në dispozicion për instalimin e paneleve diellore në banesa, ndërsa 25 milionë do t’u ndahen familjeve që vuajnë nga varfëria energjetike, për rinovimin e strukturave.
Sondazh

Zyrtarët gjermanë bëjnë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve të paligjshëm pas trazirave dhe 5 viktimave!
Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarrët e paligjshme si dhe dënime më të ashpra për rebelët që sulmojnë punonjësit e urgjencës pasi pesë......

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore në 2024-ën-Rama: 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së premteje një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024. Ministria e Ekonomisë,......

Bashki ‘të paafta’ për menaxhimin e mbetjeve urbane - Buxheti i shtetit, 820 milionë lekë në vit transfertë të pakushtëzuar
Shumica e bashkive të vendit janë të paafta për të menaxhuar mbetjet që prodhojnë me shpenzimet e tyre. Në këto kushte buxheti i shtetit pjesë të transfertës......

Euro bie në nivelin më të ulët në 2 vjet kundrejt dollarit amerikan!
Euro ra me 0.9% kundrejt dollarit amerikan, duke arritur të enjten në mes të 1.02, niveli i saj më i ulët që nga 21 nëntori 2022. Monedha e përbashkët......

Në cilin vend të Europës u rritën më shumë çmimet për festa? - Inflacioni i Nëntorit, më i lartë se në Tetor. Shqipëria mes vendeve me rritje
Festat e fundvitit shpesh sjellin një rritje të dukshme të çmimeve në shumë vende, për shkak të kërkesës së lartë për produkte dhe shërbime festive. Norma e......

Kafeja, me rekordin e tretë më të lartë në nëntor/ Përgatitjet për sezonin festiv rritën importet
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor të këtij viti pasqyrojnë zhvillime të rëndësishme lidhur me importin e disa kategorive të produkteve, duke......

Stabilizimi i ekonomisë në Turqi, bie inflacioni - Lira turke, në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit
Inflacioni vjetor në Turqi ra në 44.38% në dhjetor, ndërsa rritja e çmimeve erdhi në sektorët e arsimit dhe banesave. Lira turke pati luhatje të vogla, duke......

“Makina s’do përdoret çdo ditë” - Masa në Shqipëri brenda 2025-ës, drafti: Kufizimi, sipas targave të automjeteve
Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e......